E diel, 8 Shtator, 2024

102 vjeçarja nga Istogu, rrëfen historinë e jetës dhe martesën e saj

- Advertisement1-

Time Shatri, 102 vjeçarja nga fshati Tumoc i Istogut rrëfen për Telegrafin historinë e jetës së saj që nga koha kur ishte vajzë e re e deri në ditët e sotme.


Ajo thotë se e kishin “dhënë” te burri kur ajo ishte në djep, por pavarësisht kësaj ajo thotë se i kishte pëlqyer burri i saj edhe pse ishte më i vjetër.

- Advertisement -

Time Shatri thotë se kishin pasur jetë të lumtur bashkëshortore, e po ashtu ajo të gjitha punët i kryen vetë pasi nuk ankohet për probleme shëndetësore.

“Nganjëherë nga larg e shihesha, shumë ka qenë djalë i mirë, ka qenë çoban, i ka ruajt lopët, e unë e shihesha atë kur i dërgojke lopët në livadhe. Ne punojshim në fusha në ara, duke mbjellë misër e fasule, e ai kalojke në rrugë e unë e disha që është ai, po ashtu i bike edhe burisë”, tregon duke buzëqeshur gjyshja Time.

 

E burri i saj nuk ishte i vetmi që kishte shkuar për të kërkuar dorën e saj për martesë, kjo pasi gjyshja Time thotë se profesionin e rrobaqepësisë e kishte ushtruar që kur ishte 22 vjeçe, e në atë kohë ajo ua kishte qepur rrobat partizanëve e të tjerëve, e ishin po ata që e kishin kërkuar atë tek babai i saj.

“Atëherë kanë qenë serbët këtu, tani kur u ardhë partizani në këto toka, më kanë kërkuar, në konferencën e parë kur e kanë mbajtur më kanë kërkuar kam qenë e gjatë, i kam pasur 22 vjet atëherë, në atë kohë nuk ka pasur maqina të qepjes, vetëm unë edhe një serbe e kemi pasur, e kam qepë veshjen e 14 serbëve, e aty më kanë parë…”, vazhdon tregimin e saj 102 vjeçarja.

- Advertisement -rrrrrrr

Përveç tjerash, gjyshja Time thotë se tani këto kohëra janë shumë më të mira sepse vajzat kanë mundësi të zgjedhin vetë bashkëshortët e tyre nëse iu pëlqen apo jo.

“Tash shumë më mirë është, nëse i pëlqen e merr nëse nuk i pëlqen e lenë, as nuk mbytet babai as burri, atëherë ka qenë tjetër gjë, unë nuk kam guxuar as ta përmendi katundin e lë më burrin… në djep më ka ‘dhënë’, e gjatë gjithë kohës fëmijët e tjerë kanë bërë shaka me mua”, thotë ajo.

Edhe pse në moshë të shtyrë ajo nuk ka probleme të tjera shëndetësore përveç problemit me kordat e zërit e kjo e ka ndihmuar që kujdesin e kopshtit të saj mos t’ia lërë askujt tjetër në dorë.

E gjyshes Time nga ana e prindërve nuk i ka mbetur askush nga familja e saj e afërt, përveç disa nipave dhe mbesave.

“102 vjet i kam bërë në maj, askush nuk më ka mbetur prej familjes time, përveç nipave dhe mbesave të gjithë kanë vdekur, nuk kam motër as vëllezër të gjithë më kanë vdekur”, përfundon ajo. Por ajo tashmë shumë nipër e mbesa në Kosovë dhe në diasporë. /Telegrafi/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...