102 mësimdhënës në Prishtinë do të trajnohen nga janari i 2023-tës, kjo është arsyeja

- Advertisement -

Drejtoria e Shëndetësisë së Komunës së Prishtinës me qëllim të ruajtjes së shëndetit tek fëmijët, ka synim një projekt që do të ndikojë si preventivë tek moshat e reja.

- paragrafi 1 -

Tre ekspertë të fushës së ushqimit, sistemit lokomotor, pra ekstremiteteve dhe shtyllës kurrizore si dhe të higjienës orale do të angazhohen për t’i trajnuar 102 mësimdhënës, raporton Klan Kosova.

- Advertisement -

Ku këta të fundit që nga janari i vitit të ardhshëm do të punojnë në vetëdijesim tek shkollarët për të ndryshuar gjendjen aktuale.

Ngase, sipas raportit të vizitave sistematike të vitit 2018/19 rreth 25% e nxënësve kishin rezultuar me mbipeshë, dhe se rezultatet e këtij viti mund të jenë edhe më shqetësuese se kaq.

Për shëndet më të mirë, kreu i shëndetësisë së kryeqytetit, Izet Sadiku thotë se komuna synon që në një të ardhme filloristëve të ia mundësojë ushqimin nga kuzhina popullore.

- Advertisement -

Në fundin e këtij viti do të përfundojë procesi i vizitave sistematike që janë rikthyer pas një shkëputje si shkak i pandemisë, të cilat kanë nisur që 3 javë.