E diel, 23 Shkurt, 2025

101 vjeçarja që nuk e ka në plan të dal në pension, vazhdon ende të punojë

- Advertisement1-

Max Oliver punon ende në barkën e tij të arragostave edhe pse është në moshën 78 vjeçare. Por nëse mendoni se kjo është e jashtëzakonshme, mësoni se ai ka një kolege barke, që është 101 vjeç.


Nëna e tij Virginia Oliver, vijon të punojë në barkë tre ditë në javë, gjatë sezonit të arragostave nga maji në nëntor, në brigjet e Maine në SHBA.

- Advertisement -

Nënë e bijë të moshuar duket se nuk e kanë problem një prej punëve më të vështira të vendit.

Max ngre ngarkesën e kapur ndërsa Virginia mat gjahun e kaluar, mban gaforret e mëdha dhe lëshon ato që janë tepër të vogla.

Për të kjo është si një natyrë e dytë. Gruaja ka mbledhur gaforre që kur ishte 7 apo 8 vjeçe, që prej kohës së “Depresionit të Madh”.

“Nuk është e vështirë për mua,” thotë ajo për rrjetin vendas The Boston Globe. “Mund të jetë e vështirë për dikë tjetër por jo për mua.”

Po megjithse nuk është e vështirë puna është e rrezikshme. Gruaja është prerë mjaft herë kohët e fundit, dhe rreziqet e punës te shoqeruara me moshen kanë bërë që shpesh të këshillohet të heqë dorë.

“Edhe doktori më tha, ‘Ç’bën ende me gaforret?’, por unë iu përgjigja se atë dua të bëj”, thotë Virginia.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...