101-vjeçarja, Nënë Prena: Kisha shumë dëshirë të bëhem mësuese, por ëndrra nuk mu realizua

- Advertisement5 -

Nënë Prena, 101-vjecarja që jeton në Rubik, tashmë nën kujdesin e 2 punonjësve që ndajnë turnet për ta ndihmuar, shprehet për anën negative të të jetuarit për më shumë se 1 shekull.

- paragrafi 1 -

Nëna 101 vjeçare për emisionin “Real People” në Euronews Albania, tregoi se kishte shumë dëshirë që të bëhej mësuese, por kjo ëndërr i mbeti në sirtar, për t’u realizuar më pas nga dy vajzat e saj.

- Advertisement - M1

“Ëndrra shoh, shoh të vdekur shokët e mi, shoh gratë e shokëve, i shoh si me qenë gjallë. Nipa e mbesa kam boll. Disa nuk i njoh e as s’më njohin. Kam pirë gjithmonë kafe e raki. Rakinë e pi prapë po skam ku ta marrë. Pija një gotë ose dy. Po të kisha bërë shkollë, do dilja mësuese. Por dy vajzat u bënë mësuese. Kur u hap shkolla më thanë të çojë vetëm një gocë. Me burrin ndërtuam dy kulla. Kam mbajt gurë në shpinë”-përfundoi ajo.