100% kalueshmëri në Testin e Maturës – Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë me rezultat të jashtëzakonshëm



nder titull

- Advertisement5 -

Gjimnazi i Specializuar Matematikor në Prishtinë ka shënuar edhe këtë vit një sukses të jashtëzakonshëm në Testin e Maturës Shtetërore, duke arritur 100 për qind kalueshmëri.

- paragrafi 1 -

Përmes një njoftimi zyrtar, shkolla bëri të ditur se ky rezultat është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm të nxënësve, punës profesionale të mësimdhënësve dhe traditës së suksesit që e karakterizon këtë institucion arsimor.

- Advertisement - M1

Sipas shkollës, arritja reflekton angazhimin intensiv, talentin e maturantëve dhe mbështetjen e vazhdueshme të stafit mësimor, duke dëshmuar edhe një herë se puna dhe përkushtimi sjellin rezultate të larta.

Në mesazhin e publikuar, drejtuesit e gjimnazit kanë uruar maturantët për suksesin e arritur, duke u dëshiruar atyre mbarësi në studimet universitare dhe në rrugëtimin e tyre profesional.

Ky rezultat e rendit edhe një herë Gjimnazin e Specializuar Matematikor në mesin e shkollave me performancë të lartë në Testin e Maturës Shtetërore.

- Advertisement - m2

 

Shqip | English