Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një paraqitjeje publike ka bërë të ditur disa nga zotimet e tij për mandatin e ardhshëm, duke u fokusuar në përmirësimin e mirëqenies familjare dhe mbështetjen për gjeneratat e moshuara.
Kurti ka premtuar mbështetje financiare për të gjithë gjyshërit të cilët kujdesën për nipërit dhe mbesat e tyre.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se vlera e mbështetjës për këtë kategori do të jetë 100 euro mbi pensionin bazë që ata e marrin.
“Në mandatin e ardhshëm përveç që do të ndërtojmë çerdhe dhe do të përmirësojmë mirëqenien e familjes. Do të japim mbështetje edhe për gjyshërit që kujdesen për nipërit dhe mbesat, 100 euro mbi pensionin bazë që ata e marrin” është shprehur Kurti.
Pra, ky premtim nëse veç realizohet i prek edhe ish-mësuesit të janë në pension, të cilët kanë nipa e mbesa – por sigurisht nëse kujdesen për ta.