E martë, 26 Nëntor, 2024

100 euro deri në miratimin e Ligjit të Pagave: Kërkesa e vetme e momentit e SBASHK-ut që të evitohet GREVA

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u vazhdojnë të jenë në kahje të kundërta sa i përket nisjes së vitit të ri shkollor 2022-2023.

Kur kanë mbetur edhe dy javë deri në nisjen e vitit të ri shkollor, njëra palë, MASHTI, shprehet e bindur se PO nxënësit më 1 shtator kthehen në bankat shkollore, kurse pala tjetër, SBASHK-u, thotë JO nëse nuk plotësohe kërkesat e tyre, shkruan Albanian Kids Education (www.kidsofkosova.net).

- Advertisement -

SBASHK-u po këron takim me Qeverinë, konkretisht MASHT dhe Ministrinë e Financave që të marrin ‘PO’-në për dhënien e 100 eurotve për mësimdhënësit derisa të miratohet Ligji i Pagave, dhe kjo e fundit të ndodh sa më shpejtë.

MASHTI dhe e para e Arsimit në vend, Arbërie Nagavci, deri tani nuk ka dhënë kurrfarë sinjali se do t’ia plotësojë kërkesën SBASHK-ut.

Ajo të martën gjatë qëndrimit në Gjilan tha se po përgatiten që viti i ri shkollor të nis me kohë, ndërsa për ligjin e pagave tha se “do të finalizohet së shpejti”, sigurisht pa dhënë ndonjë afat të saktë.

Ndërsa asnjë fjalë nuk e ka thënë për 100 eurot e kërkuara nga SBASHK-u, deri në miratimin e ligjit.

Qeveria ndërkohë ka afat një javë që të thërras SBASHK-un në takim dhe të arrijë ndonjë marrëveshje me të, në të kundërtën këta të fundit kanë bërë të qartë se greva nis më 24 gusht dhe vazhdon edhe më 1 shtator dhe nuk do të ndalet derisa të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

“…mendohet që greva e përgjithshme do të fillojë me datën 24 gusht apo 25 gusht. Urojmë që greva të mos ndodhë, por në momentin që Qeveria nuk reflekton deri me 1 shtator atëherë mësimdhënësit do t’i gjejë në grevën e përgjithshme dhe nuk do të ketë as nxënës në objekte shkollore”, ka deklaruar për media (EO) nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.

- Advertisement -rrrrrrr

Topi tashmë është te Qeveria. Nëse pranon kërkesën për 100 eurot e SBASHK-ut, anulohet greva, nëse jo, fillon ajo, pasi ligji i pagave vështirë që mund të miratohet në muajin shtator, pasi Kuvendi i Kosovës është në pushime. /Albanian Kids Education /

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIMI: Rritje e pagave 200 euro që në javë të parë, mësim tërëditor e 80 çerdhe

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot në Vushtrri, programin e kësaj partie...

Në prag të 28 Nëntorit, LIRI iu dërgon dhurata nxënësve të klasës së parë në shkollën “Rasim Kiçina” në Drenas

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Pensionohet profesori Enver Veliu nga Rahoveci

Është pensionuar profesori Enver Veliu nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i DKA në Rahovec: Sot, 25...

Pensionohet mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha nga Fushë Kosova

Është pensionuar mësuesja Haxhere Gërguri-Berisha, nga shkolla "Zejnel Salihu" në Bardh të Madh, shkruan...