10-vjeçarja me nevoja të veçanta mbetet jashtë bankave shkollore, prindërit akuzojnë shkollën

- Advertisement -

Një nxënëse e klasës së katër e cila është me nevoja të veçanta ka mbetur jashtë bankave të shkollës “Pjeter Bogdani”.

- paragrafi 1 -

Prindërit akuzojnë shkollën se nuk po pranojnë, nga shkolla thonë se fëmija ka të drejtë të vijë dy herë në javë sipas raportit vlerësues të lëshuar nga Komuna e Prishtinës.

- Advertisement -

Por me ketë raport nuk pajtohen prindërit, prandaj nuk po e dërgojnë.Shtëpia është vendi i vetëm ku tash e disa ditë po mëson.

Nxënësja e klasës së katërt B. R. e cila është me nevoja të veçanta, ka mbetur jashtë bankave të shkollës “Pjetër Bogdani”.

10 vjeçarja në muajin maj të këtij viti, së bashku me prindërit, kishte emigruar në Gjermani.

- Advertisement -

Por ajo u kthye në tetor, pasi atje ishin ilegalisht.

E që nga 20 tetori, sipas prindërve, vajza e cila është me nevoja të veçanta nuk po pranohet në shkollën ku kishte mësuar për 3 vjet.

“Kemi qenë në diasporë për 5-6 muaj dhe na kanë kthy. Na kemi dëshiruar që vajza ta vijojë mësimin në shkollën e vet ku ka vijuar me përpara mësimin. Po na lypin një diagnozë, qajo diagnoza më herët qajo vlen tonë jetën nuk ndryshon diagnoza”, shprehet Mentor Raçi, prindi i vajzës.

Por me pretendimet e familjes Raçi nuk po pajtohet Nexhemedin Sejdiu, drejtori i shkollës “Pjetër Bogdani.”

Sipas tij vajza pas kthimit nga Gjermania kishte filluar të vinte në shkollë.

Drejtori i shkollës nuk ka pranuar të flas para kamerës por i njëjti ka thënë se vajza ka të drejtë të vijë dy herë në javë në bazë të raportit të lëshuar nga ekipi komunal për vlerësim pedagogjik./ Tëvë1