E hënë, 13 Janar, 2025

10 vendet që kanë sistemet më të mira të arsimit të lartë në botë

- Advertisement1-

Rankimet e përvitshme globale tregojnë dhe ekspozojnë vendet me universitetet më të mira në botë, që ofrojnë arsim të lartë cilësor, gjithëpërfshirës, inovativ dhe që përshtatet më së miri me zhvillimet globale.

- Advertisement -

Renditja e 500 universiteteve më të mirëve në botë zbulon njëkohësisht vendet, shtetet, që kanë më shumë institucione të arsimit të lartë në këtë listim, duke dëshmuar kështu se këto vende kanë sistemet arsimore më të mira në botë.

Vendet më të zhvilluara sot në botë kanë vendosur standarde nëpërmjet qasjeve inovative dhe angazhimit gjithëpërfshirës, duke demonstruar se arsimi cilësor nuk është thjesht një privilegj, por një e drejtë themelore.

Më poshtë renditja e 10 vendeve që kanë më shumë universitete në renditjen e 500 më të mirëve në botë:

1. SHBA-ja me 129 universitete

Shtete e Bashkuara të Amerikës janë qendër për arsimin e lartë superior, shtëpia e më shumë se gjysmës së 100 universiteteve më të mira në mbarë botën.
Listat e rankimeve vjetore përfshijnë gjithmonë në krye treshen e famshme të universitetve: MIT (The Massachusetts Institute of Technology), Harvard dhe Stanford. SHBA-ja nuk ofron vetëm arsim të klasit botëror; ajo u jep studentëve fleksibilitetin për të eksploruar disa diploma përpara se të vendosen në një rrugë karriere. Për më tepër, Shtetet e Bashkuara kryesojnë në inovacion dhe kërkime, duke prodhuar 25% të prodhimit të përgjithshëm të kërkimit në botë.

2. Kina me 74 me universitete

- Advertisement -rrrrrrr

Universitetet kineze kanë bërë përparime të jashtëzakonshme në arsimin e lartë global, duke u kalsifikuar si liderë në kërkimin, inovacionin dhe përsosmërinë akademike, ndërsa tre universitetet që kryesojnë janë: Universiteti i Pekinit, Universiteti Tsinghua dhe Universiteti Fudan. Universitetet kineze janë ndër më konkurruesit dhe kanë bërë investime të konsiderueshme në kërkimin shkencor dhe cilësinë e arsimit, duke u ofruar studentëve një përvojë të pasur dhe të larmishme akademike.
Universitet kineze ofrojnë: qasje në kërkimin dhe teknologjinë më të avancuar; mundësi për të bashkëpunuar me ekspertë kryesorë globalë; një mjedis mësimor i pasur dhe i larmishëm nga ana kulturore; lidhje të forta industrie dhe perspektiva karriere.

3. Mbretëria e Bashkuar me 38 universitete

Duke e vendosur theksin mbi inovacionin në arsim, standardet e larta akademike dhe kërkimin e shkëlqyer shkencor, Mbretëria e Bashkuar është një vend që renditet në mënyrë rutinore në krye të rankimeve botërore. Çdo vit, institucionet britanike dominojnë vendet e para në renditjet ndërkombëtare. Universitetet më të mira në Mbretërinë e Bashkuar janë gjithashtu ndër më të mirët në botë: Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Kembrixhit zakonisht sigurojnë gradat kryesore, të ndjekura rregullisht nga Imperial College, UCL, Universiteti i Edinburgut dhe Shkolla e Ekonomisë në Londër. Me një histori kaq të jashtëzakonshme të përsosmërisë akademike, nuk është çudi që Mbretëria e Bashkuar tërheq kaq shumë studentë ndërkombëtarë çdo vit.

4. Gjermania me 28 universitete

Gjermania njihet mirë për një sistem arsimor të jashtëzakonshëm dhe renditet ndër vendet më të mira për përsosmëri akademike. Universitetet gjermane janë të njohura në mbarë botën për rezultatet e tyre kërkimore, veçanërisht në fusha si teknologjia, inxhinieria dhe shkencat natyrore. Shembuj të këtyre universiteteve janë Universiteti Ludwig Maximilian i Mynihut, Universiteti i Heidelberg dhe Universiteti Teknik i Mynihut. Gjermania është lider global si në arsimin e lartë ashtu edhe në zhvillimin profesional, duke vënë theksin tek inovacioni dhe mësimi praktik. Po ashtu, sistemi arsimor i Gjermanisë është një nga më të përballueshmit në Evropë, veçanërisht për studentët ndërkombëtarë.

5. Australia me 24 universitete

Disa nga universitetet kryesore të Australisë, duke përfshirë Universitetin e Sidneit, Universitetin Kombëtar Australian (ANU) dhe Universitetin e Melburnit, vlerësohen rregullisht ndër më të mirët në botë. Për shkak të këtyre institucioneve, Australia është një zgjedhje popullore për studentët ndërkombëtarë që vijnë nga mbi 140 vende të ndryshme.
Australia vendos theks të rëndësishëm në kërkimin dhe inovacionin, duke u renditur lart në fusha si shkenca mjedisore, kujdesi shëndetësor dhe teknologjia. Me një fokus të fortë në lëndët STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), Australia përgatit studentët për të përballuar sfidat globale përmes iniciativave të arsimit dhe kërkimit të avancuar.

6. Kanadaja me 20 universitete

Kanadaja është shtëpia e disa prej universiteteve më të mira në botë, duke përfshirë Universitetin e Torontos, Universitetin McGill dhe Universitetin e Kolumbisë Britanike. Kanadaja është veçanërisht e pëlqyer nga studentët ndërkombëtarë për shkak të shkollimit me çmime të arsyeshme, standardeve të mira të jetesës dhe ligjeve mikpritëse të emigracionit. E njohur për fokusin e saj në mirëqenien e studentëve dhe mundësitë pas diplomimit, Kanadaja është një destinacion kryesor për ata që kërkojnë një arsim të klasit botëror në një mjedis të larmishëm kulturor dhe mbështetës.

7. Italia me 19 universitete

Nuk është e vështirë të kuptosh pse Italia është një vend popullor për të studiuar. Në fund të fundit, është shtëpia e Universitetit të Bolonjës, që besohet të jetë universiteti më i vjetër në botë. Çdo qytet i madh italian ka një universitet, shumica e të cilëve financohen nga shteti.
Italia është shtëpia e më shumë vendeve që janë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s se çdo komb tjetër në botë. Këto atraksione, krahas kuzhinës së famshme dhe historisë së pasur, janë vetëm disa nga arsyet pse ajo është ndër vendet më të vizituara në botë çdo vit.

8. Franca me 17 universitete

Franca ka një sistem arsimor që është sa i fortë dhe i pasur në kulturë. Është shtëpia e disa prej universiteteve më të vlerësuara në botë, si Sciences Po, École Polytechnique dhe Universiteti i Sorbonës, të cilët janë të njohur për suksesin në fusha të tilla si: inxhinieritë, shkencat humane dhe artet. Sistemi arsimor në Francë është mjaft i centralizuar dhe i kushton një fokus të madh rritjes intelektuale që në moshë të re, disiplinës akademike dhe promovimit të të menduarit kritik. Përveç universiteteve të saj të klasit botëror, Franca është e njohur për “grandes écoles”, institucione të specializuara që fokusohen në biznes, inxhinieri dhe administratë publike, shpesh duke i çuar studentët në pozicione drejtuese në Francë dhe më gjerë.

9. Spanja me 13 universitete

Spanja ka një histori të gjatë të arsimit të lartë, me universitetin e saj më të vjetër, Universidad de Salamanca që daton në vitin 1218. Përqendrimet më të mëdha të universiteteve kryesore spanjolle gjenden në kryeqytetin Madrid dhe qytetin e dytë Barcelonë. Jeta studentore është dinamike, me festivale të shumta kulturore, aktivitete plot gjallëri në qytete, plazhe të bukura, që krijojnë një ekuilibër të përsosur mes studimeve dhe kohës së lirë. Për më tepër, ka shumë mundësi ndihme financiare për studentët ndërkombëtarë në Spanjë, duke përfshirë bursa përmes programit Erasmus+ dhe grante nga agjencitë qeveritare spanjolle.

10. Holanda me 12 universitete

Sistemi arsimor holandez është i njohur për metodologjinë e tij më të avancuar, të përqendruar te studenti, që vendos një theks të fortë te përshtatshmëria, kreativiteti dhe të menduarit kritik. Universitetet holandeze janë të njohura në mbarë botën, duke përfshirë Universitetin e Teknologjisë Delft, Universitetin e Amsterdamit dhe Universitetin Leiden. Për shkak të bazës së saj të fortë intelektuale, Holanda është një zgjedhje kryesore për studentët që kërkojnë të vazhdojnë studimet e tyre jashtë vendit. Sistemi i arsimit të lartë të vendit është dygjuhësh, duke ofruar një gamë të gjerë programesh në holandisht dhe anglisht. E shoqëruar me një standard të lartë jetese dhe një fokus të fortë në barazi, Holanda mbetet një zgjedhje kryesore për arsim cilësor.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Era Syla, studentja nga Kosova që studion në universitetin prestigjioz Massachusetts

Era Syla, është studente e cila studion Matematikë dhe Shkenca Kompjuterike në universitetin prestigjioz...

Hapet shkolla shqipe “ILIRIA” në Walthamstow të Londrës

Është hapur shkolla shqipe "ILIRIA" në Walthamstow, Londër. Në hapjen e saj ka marrë...

Lajm i mirë: Probit Academy po ndan 199 bursa për nxënës – Aplikoni

Shkolla Probit Academy po ndam 199 bursa për nxënësit e moshave 7-17 vjeç, shkruan...

Gjuha shqipe në Zvicër, përpjekjet për ruajtjen e identitetit

Në qytetin piktoresk të La Chaux-de-Fonds, në kantonin e Neuchâtel-it, gjuhës shqipe i është...