Gjatë shtatzënisë, vetëm mitra zgjerohet gati 500 herë m i përmasën normale, në 9 muaj.
Pastaj kthehet në dimensioned fillestare. Edhe truri nuk është i kursyer ndaj ndryshimeve, pasi shumë gra raportojnë dëmtim të kujtesës dhe konfuzion gjatë shtatzënisë. Këto janë ndryshime të përgjithshme, po ato specifiket? Para se një grua të mendojë të sjellë në jetë fëmijën e dytë duhet të dijë se pari se shtatzënitë nuk janë njësoj. Nga ndryshojnë?
Shtatzënitë e dyta mund t’ju lodhin më shumë.
Herën e dytë ke një fëmijë për të cilin duhet të kujdesesh se gjithsesi nuk është aq i rritur sa t`ia dalë vetë. Ndaj mund të kesh shumë pak kohë për veten.
Lindja është e ndryshme, në sensin që herën e dytë i di ca gjëra më shumë dhe je familjare me to.
Lëvizjet e bebit do t`i ndjesh më shpesh në shtatzëninë e dytë
Në shtatzëninë e parë ndihen diku në javën e 16, kurse në të dytën që në javën e 13-të. Kjo më shumë lidhet me faktin që e njeh ndjesinë dhe e di sesi është.
Barku fillon të duket më shpejt herën e dytë
Për herë të parë zakonisht fillon të duket pas tre-mujorit të parë, kurse për herë të dytë, zakonisht duket që në 3-mujorin e parë.
Sikletet e mëngjesit ose nuk ekzistojnë më, ose do jenë më të forta.
Disa gra, sikletin e tmerrshëm të mëngjesit nuk e përjetojnë herën e dytë. Për të tjerat është shumë më keq se herën e parë.
Ndjeshmëria e gjirit mund të zvogëlohet ose të mos e kesh fare.
Gjiri tashmë është gati nga hera e parë dhe nuk pëson as ndonjë rritje dhe as dhimbje.
Problemi me ushqimin mund të mos ekzistojë më herën e dytë.
Për herë të dytë barku bie më poshtë.
Çdo shtatzëni i ul muret e mitrës më poshtë. Kështu edhe bebi për herë të dytë qëndron më poshtë se ai i pari.
Kontraktimet pas lindjes mund të jenë më të forta dhe më të dhimbshme.
Pas çdo lindje mitra kontraktohet të shkojë në vendin e saj. Dhe ndërsa kontraktohet, ndjen dhimbje. Po nëse herën e parë ke ndjerë një version të butë të ngjashëm me dhimbjet menstruale, herën e dytë janë më të forta. Të tretën akoma më shumë. Mund t`i ndjeni më shumë në fakt gjatë dhënies së gjirit.
Shtatzënitë e dyta shkaktojnë më shumë dhimbje shpine
Një nga hormonet e shumta të prodhuara në trupin tuaj gjatë shtatzënisë është relaxin. Detyra e tij është të përgatisë trupin për të lindur duke çliruar muskujt dhe nyjet tuaja. Ju mund të keni ndjerë dhimbje shqetësuese, veçanërisht në shpinë gjatë shtatzënisë tuaj të parë. Por në shtatzëninë tuaj të dytë, ose ndonjë pas kësaj, dhimbja ka të ngjarë të përkeqësohet. Fajtori është përsëri relaxin, i cili po çliron nyjet dhe muskujt.