10 shtetet me pagën më të lartë në botë për mësuesit

- Advertisement -

Edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj është shtylla kryesore që garanton jo vetëm mbijetesën e një populli, por edhe rritjen e mirëqenies së tij.

- paragrafi 1 -

“World Economic Forum” ka bërë renditjen e dhjetë vendeve që paguajnë më shumë mësuesit në bazë të të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik,.

- Advertisement -

Zvicra është një nga vendet, ku arsimimi është shumë i rëndësishëm, dhe për këtë arsye edhe mësuesit kanë paga të larta.

Paga vjetore për mësuesit në Zvicër është 69,865 dollarë, duke qenë në vendin e dytë në botë, derisa në vendin e parë është Luksemburgu, ku paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë. Në podium përfundon edhe Gjermania, duke u pasuar nga Norvegjia, Danimarka, SHBA, Spanja, Australia, Holanda dhe Kanada.

Renditja:

- Advertisement -

10 – Kanada – Paga vjetore për mësuesit është 39,179 dollarë

9 – Holanda – Paga vjetore për mësuesit është 39,205 dollarë

8 – Australia – Paga vjetore për mësuesit është 40,874 dollarë

7 – Spanjë – Paga vjetore për mësuesit është 42,002 dollarë

SHBA – Paga vjetore për mësuesit është 43,678 dollarë
5 – Danimarka – Paga vjetore për mësuesit është 46,914 dollarë

4 – Norvegjia – Paga vjetore për mësuesit është 47,445 dollarë

3 – Gjermania – Paga vjetore për mësuesit 61,589 dollarë

2 – Zvicra – Paga vjetore e mësuesve në këtë vend është 69,865 dollarë

1- Luksemburg – Paga vjetore e një mësuesi është 79 mijë dollarë. Për ata me përvojë shkon deri në 137 mijë dollarë