10 rregulla për ta bërë sa më të lehtë rikthimin e fëmijëve në shkollë

- Advertisement -

Mbarimi i pushimeve verore i mërzit paksa fëmijët sidomos kur i kujton se duhet t’i kthehen librave dhe shkollës.


Më poshtë keni 10 këshilla që duhen ndjekur për të lehtësuar këtë proces delikat dhe të rëndësishëm:

- Advertisement -

1. Vendosni gradualisht një orar zgjimi të përshtatshëm me atë kur të rifillojë shkolla.

2. Shkoni në shtrat herët në mbrëmje që të flini mjaftueshëm, duke shmangur përdorimin e tabletave, video lojërave ose televizorit.

3. Hiqni dorë nga ushqimet e paplanifikuara dhe kthehuni në një dietë të rregullt bazuar në 5 vakte në ditë, dietë mesdhetare dhe ushqime organike.

- Advertisement -

4. Rifilloni gradualisht leximin dhe shkrimin në mënyrë që të mos riktheheni në shkollë vetëm me argëtimin dhe lojërat në mendje.

5. Planifikoni një mënyrë jetese të shëndetshme në shoqërimin e fëmijës në shkollë, duke preferuar ta bëni rrugën bashkë.

6. Mos i transmetoni shqetësimet fëmijës për organizimin e angazhimeve të jetës së përditshme.

7. Rikujtoni bashkë përvojat e përjetuara në verë.

8. Përfshijeni fëmijën në zgjedhjen e mjeteve shkollore, kjo do i falë një ndjenjë me pozitive për rikthimin.

9. Rivendosni kontaktet me shokët e shkollës para fillimit të mësimit për t’u lidhur përsëri në mënyrë të këndshme me rutinën.

10. Filloni të pyesni për kurset sportive: jo vetëm që është e mirë për trupin, por gjithashtu përmirëson gjendjen shpirtërore dhe gjumin.