Shumë profesione janë nga më të kërkuarat, pa qenë nevoja për mbarimin e Universitetit:
Nga drejtuesi i fermës, te kontrolli i fluturimit. Për disa profesione, është më mirë të bësh djalin/student-model: të shkosh në shkollë për të marrë nota të mira, të diplomohesh dhe specializohesh.
Por jo gjithnjë një formim i mirë arsimor është sinonim i rrogës së lartë.
Ka në fakt profesione shumë mirë të paguara, që gjithsesi nuk përkojnë me nevojën për të pasur një titull universitar, të paktën sipas të dhënave të “US Bureau of Labor Statistics”: numrat relativë me këto 10 profesione, referohen në SHBA. Por përse të mos marrë dikush spunto nga këto?
10. Instaluesi dhe riparuesi i linjave elektrikeNjë punë teknike, e paguar mirë, për të cilën mjafton një diplomë. Bëhet fjalë për rreth 59.000 euro në vit (në SHBA).
9. Drejtor fermeTashmë bujqësia dhe blegtoria është në plan të parë në SHBA dhe ata që kujdesen për një aktivitet të tillë, nuk marrin pak, rreth 562 mijë euro në vit.8.
IT ose zhvillues web-iNuk është një profesion që mungon në Europë. Por në Amerikë, ata që realizojnë sajte interneti, fitojnë 63.000 euro në vit, mjafton të keni marrë një diplomë që ju certifikon.
7. Operator i impianteve elektrikeMe një rrogë mesatarisht 64.000 euro në vit, është një profesion vërtet shumë i kërkuar në Amerikë.6. Instalues dhe riparues i ashensorëveMjafton një diplomë e një shkolle profesionale, pasi është shumë e kërkuar: kështu, çdo kush mund të bëhet një instalues ashensorësh. Paga mesatare për kolegët amerikanë është 70.000 euro në vit.
5. Komandant anijeKush e adhuron detin, është mirë që të përfitojë. Për të drejtuar tragete dhe rimorkiatorë, mjafton një diplomë instruktimi të shkallës së dytë – duhet të kaloni një kurs profesional pas shkollës – dhe rroga amerikane shkon rreth 75.000 euro në vit.
4. Shërbime funeraleVështirë që do të buzëqeshni në një punë të tillë. Por në fund të muajit, kur paratë që do të fusni në xhep, do ju gëzojnë: flitet për një rrogë mesatare prej 76.000 euro në vit.
3. Pilot tregtarPër të bërë këtë punë, është e nevojshme të merret licenca, pasi më parë të keni frekuentuar një shkollë fluturimi. Më vonë, mund të drejtoni avionë dhe helikopterë privatë. Rroga mesatare (në SHBA): 76.000 euro.
2. Menaxher transporti, magazinimi dhe shpërndarjejeNuk shërben një diplomë për këtë rol në drejtimin e sistemit të transportit, të magazinimit të mallrave dhe shpërndarjes së tyre. Mjafton një diplomë e shkollës së lartë dhe rroga mesatare përtej oqeanit është 80.000 euro.
1. Kontrollor i trafikut ajrorPër të mbërritur të kontrolloni trafikun ajror, është e nevojshme të keni një diplomë 2-vjeçare në SHBA. Rroga mesatare është 107.000 euro në vit. Ndërsa në Europë, për t’u bërë kontrollor i fluturimeve ajrore, përzgjedhja bëhet nga shërbimet e aeroportit.