“10 nxënës ikën nga ora e Kimisë”, vjen reagimi i ashpër

- Advertisement -

Shkolla “Emin Duraku” në Prizren ka shorehur shqetësimin e ikjes nga ora të nxënësve.

- paragrafi 1 -

Kjo shkollë ka njoftuar se kanë ikur 10 nxënës nga ora e Kimisë, shkruan AlbanianEducation.net.

- Advertisement -

Njoftimi:

NJOTIM PËR LARGIMIN NGA ORA MËSIMORE

Të nderuar prindër, si dukuri jo e mirë nga nxënësitë në këtë vit shkollor është edhe largimi nga orët mësimore.

- Advertisement -

Ju apelojmë t’i kontrolloni nxënësitë dhe shkuarjet e ardhjet nga shkolla me qëllim të parandalimit të largimit nga ora mësimore, sikurse rasti i sotëm në klasën IX/4 ku 10 nxënës janë larguar nga ora e Kimisë.

Në lidhje me këtë rast, kemi kontaktuar edhe me prindëritë por disa nga ta nuk janë përgjigjur.

Prandaj, si shkollë e kemi obligim të ju njoftojmë në mënyrë që të jeni të informuar për vendndodhjen e fëmijëve tuaj.

Urojmë që me bashkëpunimin tuaj do i eliminojmë këto dukuri jo të mira!