E hënë, 2 Dhjetor, 2024

10 mbetje ushqimesh që nuk duhet t’i hidhni kurrë në lavaman

- Advertisement1-

Një qytet në Mississipi pati një bllokim masiv të tubacioneve për shkak të një furre lokale që lante pajisjet me brumë në lavamanët e saj.

Në të vërtetë, kushdo duhet të dijë nëse produkte të caktuara duhet apo nuk duhet të hidhen në lavaman.

- Advertisement -

Disa lëndë është e domosdoshme që të hidhen në kosh dhe jo të lahen në lavaman ku uji i çon në tubacione. Nëse nuk keni dëshirë të harxhoni kohë me zhbllokuesit e lavamanëve apo të shpenzoni për shërbime hidraulike, kujtojini vetes cilat janë lëndët që bllokojnë tubat dhe ndosin ujërat.

Vaji i gatimit

Vajërat janë kontribuesit kryesorë të në bllokimin e tubave dhe bashkohen me mbeturina të tjera duke krijuar atë lëndën ngjitëse që vesh tubat. Këtu përfshihen edhe majoneza dhe salcat e sallatave.

Gjalpi dhe margarina

Veçanërisht kur janë të shkrira, gjalpi dhe margarina mund të ngrijnë dhe të rrisin vëllimin duke krijuar barriera rezistente.

- Advertisement -rrrrrrr

Vaji i skuqjes dhe yndyrna të tjera

Si vajërat, yndyrnat e mbetura ose vaji nga skuqja e bacon-it apo llojeve të tjerë të mishit mund të ngrijë, duke bllokuar tubat dhe duke u kthyer në lëndë ngjitëse edhe për grimca të tjera që grumbullohen brenda tubave.

Lëvozhgat e vezëve

Lëvozhgat e vezëve janë të forta nga jashtë dhe membranat mund të mbështillen rreth tubave. Kur janë shumë të thërmuara, grimcat e vogla të lëvozhgave mund të krijojnë bllokime të tjera. Më mirë t’i hidhni në kosh.

Llumi i kafes

Duke qenë se nuk është plotësisht i tretshëm në ujë, kur pluhuri përziehet me vajin apo yndyrën që veshin aktualisht tubat, ke një ngatërresë të madhe. Pluhuri duhet të hidhet në kosh ose më mirë akoma te vazot e luleve.

Makaronat

Makaronat do të vazhdojnë të zmadhohen në kontakt me ujin sa herë hapni rubinetin dhe mielli ngjitës i krundeve mund të bllokojë tubat.

Orizi

Kokrrat e orizit mund të rrëshqasin lehtësisht në lavaman, por me të rënë aty do të thithin më shumë ujë dhe do fryhen.

Mielli

Miell + ujë = ngjitës. E keni të qartë.

Etiketat ngjitëse të produkteve

Ato bien lehtë në lavaman gjatë larjes së produkteve, por etiketat plastike dhe ngjitëse rrallë treten në ujë dhe mund të bllokojnë filtrat në fund të tubave.

Ilaçet

Nëse nuk ka asnjë dëm për tubat, hedhja e ilaçeve në ujë është e dëmshme për njerëzit dhe kafshët. Nëse doni të jeni të sigurt duhet të hidhen në kosh, të mbyllura.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sa Flamura, Nëntora e Vlora i ka Kosova?

28 nëntori i 1912-tës solli Pavaësinë e Shqipërisë, pas 500 vjetësh pushtimi nga Perandoria...

Kalendar historik/ Çfarë ka ndodhur më 9 tetor?

Ngjarje të tjera të rëndësishme: 1779 - Në Mançester të Anglisë, nisin trazirat “ludiste”, si...

A duhet të gjeni një profesion që i përshtatet personalitetit tuaj? JA MËNYRA

Po kërkoni punë që është më e kënaqshme dhe përmbushëse për ju? Lërini tiparet...

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia,...