Dhjetë nxënës të Gjimnazi “Sevasti Qiriazi” në Tiranë kanë arritur rezultate maksimale, duke u shpallur ekselentë dhe duke u kthyer në model frymëzimi për bashkëmoshatarët e tyre, shkruan AlbanianEducation.net.
Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro Furxhi, e cila vlerësoi përkushtimin dhe seriozitetin e treguar nga të rinjtë gjatë gjithë rrugëtimit të tyre shkollor.
Sipas postimit të ministres, Alesia, Damian, Edjona, Endri, Enian, Ergys, Juarda, Klea, Klarisa dhe Uendi janë nxënësit që kanë arritur performancë të shkëlqyer akademike, duke u bërë krenaria e shkollës dhe shembull suksesi për të tjerët.
Ajo theksoi se arritjet e tyre dëshmojnë se përkushtimi dhe puna e vazhdueshme shpërblehen me rezultate konkrete.
