E martë, 26 Nëntor, 2024

10 këshilla për të mbrojtur fëmijët në dimër

- Advertisement1-

Me ardhjen e të ftohtit shtohet edhe numri i infeksioneve respiratore tek të sapolindurit. Shumica e fëmijëve të moshës parashkollore, preken nga polmoniti, bronkiti, faringiti, laringiti apo dhe trakeiti.

Sëmundja më e rëndë është bronkiti, e cila prek rrugët e frymëmarrjes: është shkaku kryesor pse fëmijët shtrohen në spital, sidomos të sapolindurit gjatë vitit të parë të jetës.

- Advertisement -

Pasojat e sëmundjes janë të ndryshme dhe variojnë nga një ftohje e lehtë te një sërë komplikacionesh. Për këtë arsye kemi përzgjedhur disa këshilla për prindërit, të cilat ndihmojnë për të parandaluar këto sëmundje…

  1. Lani duart para se të prekni fëmijën. Ky rregull vlen sidomos për fëmijët e mëdhenj (vëllezërit apo motrat) të cilët në shumicën e rasteve transmetojnë viruset apo dhe agjentë të tjerë patogjenë.
  2. Nëse fëmija është më pak se gjashtë muajsh, mos e lini në të njëjtën dhomë ku është një tjetër person i familjes i sëmurë me grip apo me ftohje.
  3. Shmangni sa më shumë të jetë e mundur, që fëmija të shkëmbejë objekte të tjera (lugë, filxhanë, jastëkë apo batanije), të cilat mund të bartin mikrobe.
  4. Mundësisht përdorni shami njëpërdorimshe: duhet t’i hidhni menjëherë në koshin e plehrave.
  5. Mos pini duhan në shtëpi dhe evitoni ekspozimin e fëmijëve ndaj duhanpirjes pasive.
  6. Mos e nxirrni fëmijën në rrugë me shumë trafik. Nëse banoni pranë zonave me densitet të lartë trafiku, është mirë që të ajrosni shtëpinë në orët e para të mëngjesit.
  7. Pastroni shtëpinë, mbani një higjienë të mirë, pa përdorur shumë deodorantë dhe aromatikë, pasi shtojnë rrezikun e ndotjes së ambientit.
  8. Vaksinojeni fëmijën: falë vaksinave antigrip është e mundur të pakësoni edhe rrezikun nga infeksionet.
  9. Shkoni te pediatri, nëse shenjat e sëmundjes zgjasin: është mirë të mos humbisni kohë.
  10. Ndiqni vetëm këshillat e mjekut: mos gjeni zgjidhje alternative në kushtet e shtëpisë.

Njësoj si të gjitha infeksionet, edhe bronkiti në 80% të rasteve ka origjinë virale. Ka disa fëmijë që janë më shumë të rrezikuar për të zhvilluar një formë të rëndë të bronkitit. Më shumë të predispozuar janë fëmijët e lindur para kohe, ata që kanë lindur më sindromën Down, fëmijët me probleme me mushkëritë apo që vuajnë nga patologji neuromuskulare, të cilët kanë nevojë për oksigjenoterapi.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...

Çfarë konsiderohet rritje e ngadaltë dhe si zbulohet – kjo është ajo që prindërit duhet të dinë

Ja si të dalloni nëse fëmija juaj po rritet ngadalë Në pediatri përdoren grafikët e...

Kthimi i fëmijëve në shkollë: Këto janë disa nga gjërat që çdo prind duhet t’i dijë

Pas situatës të pandemisë, fillimi i shkollës do të jetë një përvojë e vështirë...

Fëmijëve u pëlqen kur prindërit kanë këto katër zakone

Ekzistojnë disa zakone që prindërit mund të praktikojnë që do të bëjnë sigurisht që...