E shtunë, 22 Shkurt, 2025

10 këshilla për ata që kthehen në shkolla gjatë COVID-19: Ç’duhet të keni parasysh

- Advertisement1-

Kthimi në shkolla, këtë vit është shumë më ndryshe se çdo vit tjetër, prandaj kujdesi duhet të jetë primar.

Ndërkohë që shkollat po punojnë për të krijuar një ekuilibër mes nevojave arsimore, sociale dhe emocionale të nxënësve të tyre, ka disa gjëra që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë:

- Advertisement -

1 – Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit.

2 – Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri sa klasa të boshatiset.

3 – Nëse vini re se mjeti i transportit me të cilin shkoni në shkollë, është i tejmbushur me nxënës, bëni diçka që kjo të ndryshojë dhe mos pranoni të lëvizni me atë automjet.

4 – Qëndroni me miqtë tuaj më të afërt dhe zvogëloni ndërveprimin midis grupeve të ndryshme.

5 – Nëse dikur ndërronit rrobat në dhomat e fizkulturës, komunikoni me mësuesen për të menduar diçka tjetër, ose për t’u ndërruar me radhë në dhomë, njëri pas tjetrit, për të evituar grumbullimin.

6 – Mbani maskë gjatë gjithë procesit mësimor, por edhe në autobusin e shkollës.

- Advertisement -rrrrrrr

Për prindërit: Sigurojini fëmijës tuaj një maskë të pastër dhe një maskë rezervë çdo ditë, në një qese të pastër.

7 – Pajisuni me dezinfektantë dhe letra të lagura dhe përdorini ato herë pas here.

8 – Lani duart shpesh dhe mos harroni t’i lani ato direkt sapo mbërrini në shtëpi.

9 – Mos pranoni të hyni në klasë, nëse ambienti nuk duket i pastër dhe përreth ka mbeturina.

10 – Përpiquni të mos fiksoheni pas COVID-19 dhe të përqendroheni në mësim, gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm.

Burimi: Mayo Clinic

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Sudani mbyll shkollat për shkak të të nxehtit ekstrem

Sudani jugor njoftoi të enjten mbylljen e të gjitha shkollave për dy javë për...

SBASHK fillon me 12 grupe të trajnimit këtë vikend me mësimdhësit

SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve...

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...