1 mijë e 500 euro gjobë ndaj ish-drejtorit të Arsimit në Skenderajt, pranoi se punësoi mësimdhënësin pa konkurs

- Advertisement -

Ish-drejtori i Arsimit në Skenderaj, Bekim Latifi, i akuzuar për korrupsion, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë se sa ishte drejtor ka punësuar një mësimdhënës pa shpallur fare konkurs.

- paragrafi 1 -

Aktgjykimi dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri, pasi i akuzuari Latifi paraprakisht e pranoi fajësinë në shqyrtim fillestar.

- Advertisement -

Fillimisht, i akuzuari Latifi u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Berat Peci, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktgjykimit, i akuzuari Latifi detyrohet që të paguajë shpenzimet e procedurës, 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit të kompensimit të viktimave të krimit.

Dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë e 500 euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku këtë dënim me gjobë mund ta paguajë në këste të barabarta.

Gjyqtari Beqiri i njoftoi palët se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.

- Advertisement -

Ish-drejtori i Arsimit në Skenderaj, Bekim Latifi, i akuzuar për korrupsion, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë, pasi pranoi fajësinë se sa ishte drejtor ka punësuar një mësimdhënës pa shpallur fare konkurs.Aktgjykimi dënues është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicë nga gjyqtari i rastit Rrahman Beqiri, pasi i akuzuari Latifi paraprakisht e pranoi fajësinë në shqyrtim fillestar.

Fillimisht, i akuzuari Latifi u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Berat Peci, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.Sipas aktgjykimit, i akuzuari Latifi detyrohet që të paguajë shpenzimet e procedurës, 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro në emër të fondit të kompensimit të viktimave të krimit.

Dënimin me gjobë në lartësi prej 1 mijë e 500 euro, i akuzuari obligohet ta paguajë në afat prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ku këtë dënim me gjobë mund ta paguajë në këste të barabarta.

Gjyqtari Beqiri i njoftoi palët se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 15 ditëve, nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi.

Tutje, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Rexha, dhe pasi i akuzuari u njoftua nga gjyqtari Beqiri për pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë, i njëjti e pranoi fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 14 dhjetor 2020, ka ngritur aktakuzë kundër Bekim Latifit, të cilin e ngarkon se më 1 shtator 2018, ne cilësinë e drejtorit të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Skenderajt, ka tejkaluar kompetencat e tij, me qëllim që tjetrit t’i sjellë çfarëdo dobie, ashtu që në kundërshtim me Ligjin e Punës nr. 03/L-22, ka nënshkruar kontratën e punës me nr. protokolli 45/18 me Berat Dajakun, për mësimdhënës në lëndën e Historisë në shkollën e mesme të Ulët “Halit Geci”, në Skenderaj, në paralelen e ndarë në fshatin Rakinicë, pa shpallur fare konkurs.Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, par. 1 të Kodit Penal./Betimi për Drejtësi/