Pavarësisht se njerëzit mund ta vendosin veten ose të tjerët në kuti të ndryshme,sërish si njerëz jemi të gjithë të ngjashëm dhe pjesë e një kuadrati më të madh, atë të njerëzimit.
Nga ky shembull praktik, nxënësit arrijnë të sensibilizohen të qëndrojnë të bashkuar. Artikulli paraqet edhe sugjerimet të tjera.
Në Ditën e Zero Diskriminimit, 1 Mars, ne festojmë të drejtën e secilit për të jetuar një jetë të plotë dhe produktive dhe për ta jetuar atë me dinjitet. Dita e Zero Diskriminimit thekson se si njerëzit mund të informohen dhe promovojnë përfshirjen, dhembshurinë, paqen dhe, mbi të gjitha, një lëvizje për ndryshim. Dita Zero e Diskriminimit po ndihmon për të krijuar një lëvizje globale solidariteti për t’i dhënë fund të gjitha formave të diskriminimit. -UNAIDS
Pavarësisht ligjeve dhe edukimit, efektet negative të diskriminimit janë të përhapura në shtete të mbarë botës, duke përfshirë faktorë si mosha, raca, etnia, ngjyra e lëkurës, gjatësia, pesha, seksualiteti, edukimi, gjinia, paaftësia dhe besimi.
Si simbol përdoret “flutura”, kështu në këtë ditë pa diskriminim, njerëzit zgjedhin të shpërndajnë foto me fluturën për solidarizim. Kjo ditë i atribuohet aktiviteteve me bazë edukative. Duke edukuar fëmijët atëherë krijojmë një të ardhme më të ndritur. Kudo, mësuesit dhe edukatorët i ndërgjegjësojnë nxënësit mbi efektet negative të diskriminimit dhe rëndësinë e pranimit të një shoqërie më të hapur dhe bashkëpunuese.
Klasat, në bashkëpunim me mësuesit mund të krijojnë aktivitet me piktura për të tejçuar këtë mesazh kryesorë.
Një tjetër ide do të ishte organizimi i programeve në shkollë me shkrime dhe poezi drejtuar një realiteti ku secili ndihet i barabartë dhe i padiferencuar.
Nxënësit mund të shkruajnë dhe shpërndajnë mesazhet e tyre, si dhe historitë ku kanë ndjerë frikë, pasiguri apo hezitim në situata të caktuara, ose rastet e vëzhguara të diskriminimit. Tregimi i historive ndihmon në sensibilizimin dhe ndihmesën për këdo viktimë të diskriminuar.
Nxënësit, mësuesit dhe prindërit mund të postojnë #zerodiskriminim në rrjetet e tyre sociale në shenjë solidarizimi në ditën zero të diskriminimit.
Të shikohet një film apo video dokumentuese mbi ndërgjegjësimin për HIV/AIDS, mbi dhunën apo mbi bullizmin.
T’i vendosësh njerëzit në kuti është e thjeshtë, duke vizatuar vija ndarëse dhe krijuar grupet “ata” dhe “ne”.
Për çdo njeri ka disa persona të cilët i bëjnë të ndihen mirë, dhe disa të tjerë që nuk i bëjnë të ndihen të tillë; ka njerëz me probleme dhe të tjerë që po krijojnë historitë e jetës së tyre; ka njerëz me të cilët ndajnë nga vetja e tyre kur me të tjerë nuk e bëjnë. Një eksperiment i vogël në klasat mësimore nga mësuesit do të tregonte të mirën e përbashkët si njerëz.
Hartoni disa pyetje për nxënësit. Kërkoji të jenë të sinqertë duke u shpjeguar se loja ka një qëllim në fund. Më pas mësuesi fton të dalin para klase nxënësit të cilët e gjejnë veten tek pyetjet e drejtuara.
Disa shembuj do të ishin:
“Të dalin para ata nxënës që mendojnë se janë quajtur komendianë apo gazmorë”; “Të dalin para ata nxënës që janë gjithmonë me vonesë”; “Të dalin para ata nxënës që janë kanë shenja apo vrënga nga lojërat dhe rrëzimet”; “Të dalin para ata nxënës që ndihen të vetmuar”; “Ata nxënës që janë ngacmuar nga të tjerët”; “Ata nxënës që kanë ngacmuar të tjerët”; “Ata nxënës të cilët kanë vuajtur nga sëmundje por janë shëruar”.
Pyetjet mund të shtohen sipas dëshirës së mësuesit nisur nga studimi i klasës. Për çdo grup vullnetarë, të paraqitur në dërrasë të zezë mund të bëhet një foto ku nxënësit të ndihen të lirë të pozojnë sipas dëshirës, duke u kthyer më pas në bankat e tyre. Pas fotografimit të secilit grup, mësuesja u kërkon të gjithëve të ngrihen nga bankat dhe të bëjnë një foto të përbashkët si klasë.
Mesazhi i fundit është ndërgjegjësimi i nxënësve duke treguar: Pavarësisht se njerëzit mund ta vendosin veten ose të tjerët në kuti të ndryshme, sërish si njerëz jemi të gjithë të ngjashëm dhe pjesë e një kuadrati më të madh, atë të njerëzimit. Nga ky shembull praktik, nxënësit arrijnë të sensibilizohen të qëndrojnë të bashkuar.
“Gjithkush ka të drejtën të jetojë një jetë plotë produktivitet dhe dinjitet. Asnjë nuk duhet të përjetojë diskriminim për atë çfarë janë”. – Michel Sidibe, drejtor ekskluziv i UNAIDS.
/portalishkollor/