“1 Kartolinë për Ty”: Shkolla “Astrit Bytyqi”, në Ferizaj mbledh 615 euro për personat me sindromë Down

- Advertisement5 -

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj i është bashkuar fushatës humanitare “1 Kartolinë për Ty”, në kuadër të shënimit të Dita Botërore e Sindromës Down, duke dhënë një shembull të fuqishëm të solidaritetit dhe përkushtimit ndaj komunitetit.

- paragrafi 1 -

Falë angazhimit të përbashkët të prindërve, nxënësve dhe stafit të shkollës, është arritur të mblidhet një shumë prej 615 eurosh.

- Advertisement - M1

Ky kontribut është dedikuar për mbështetjen e aktiviteteve dhe shërbimeve në ndihmë të personave me sindromë Down.

Nga drejtoria e shkollës theksohet se iniciativa të tilla pasqyrojnë vlerat që kultivohen çdo ditë në këtë institucion arsimor, si solidariteti, empatia dhe përgjegjësia sociale.

Njoftimi i plotë i shkollës:

- Advertisement - m2

Shkolla jonë me krenari iu bashkua fushatës “1 Kartolinë për Ty”, në kuadër të shënimit të 21 Marsit – Ditës Botërore të Sindromës Down❤️

Falë angazhimit dhe zemërgjerësisë së prindërve, nxënësve dhe stafit, arritëm të mbledhim një kontribut prej 615 euro, i cili u dorëzua për mbështetjen e aktiviteteve dhe shërbimeve për personat me sindromë Down.

Kjo nismë është dëshmi e vlerave që kultivojmë çdo ditë në shkollën tonë: solidaritet, empati dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Faleminderit të gjithëve që u bëtë pjesë e kësaj kauze të rëndësishme🥰 

kartolina