1.5 milionë euro në vit për siguri në shkollat e Kosovës

- Advertisement -

Drejtoresha e Arsimit, Besianê Musmurati, ka njoftuar se sot kanë publikuar Planin e Veprimit për Siguri në Shkolla 2023-2026.

- paragrafi 1 -

Ajo thotë se kanë punuar një vit punë me kolegë për të bërë një plan që i përfshinë disa prej aktiviteteve kryesore që rrisin sigurinë në shkollat e Prishtinës.

- Advertisement -

Plani përfshinë investime në infrastrukturë për rritjen e sigurisë fizike (shënjëzim, kamera, rrethoja, plan për emergjenca, aktivitete në përmirësim të klimës në shkollë (psikologët shkollorë, fushata kundër bullizmit dhe fenomeneve negative, krijimi i ekipit të sigurisë dhe mirëqenies në shkolla dhe DKA) si dhe investime në rritjen e sigurisë nga shkolla në shtëpi dhe anasjelltas (inspektime të lokaleve afër shkollave, ndriçim publik, tansport të sigurtë).

“Falenderim për secilin anëtarë të grupit punues për kontributin e jashtëzakonshëm në hartimin e planit. E falenderim i veçantë për Lisën, Verdën, Rinën dhe Lorisin, nxënësit shembullorë që i udhëhoqën të gjitha panelet sot”, ka shkruar ajo.

Planin mund ta gjeni në linkun më poshtë:

- Advertisement -

https://prishtinaonline.com/uploads/plani_i_veprimit_per_siguri_ne_shkolla_2023-26_dokumenti_narrativ_final.pdf