​SBAShK-u letër Kurtit: Pse kështu kryeministër?

- Advertisement -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës i është drejtuar sot me një letër publike kryeministrit Albin Kurti “Pse kështu kryeministër Kurti?”, në të cilën kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me qasjen e kreut të ekzekutivit karshi sindikatave.

- paragrafi 1 -

Kurti ditë të më parë pati deklaruar se “sikurse në skenën politike që ka pasur nevojë për ndryshime, në shumë sektorë të shoqërisë ka nevojë për ndryshime”, duke i fajësuar edhe disa kryetarë të sindikatave për gjendjen e keqe në arsim e në shëndetësi.

- Advertisement -

Në letrën e SBAShK-ut të nënshkruar nga kryetari Rrahman Jasharaj, i kërkohet kryeministrit Kurti që të lë të lirë vullnetin e anëtarësisë në mënyrë që përmes delegatëve të zgjedhur të vendoset për kryetarin e ri.

“Kryeministër Kurti ta lëmë në vullnetin e anëtarësisë e përmes delegatëve të zgjedhur nga ata të vendoset për kryetarin e ri të SBASHK-ut sepse këtë vullnet nuk mund të ndryshojë e mohoj askush, pra as ju si Kryeministër, apo dikush tjetër nga institucionet e Kosovës”, thuhet në letrën publike të SBAShK-ut drejtuar kryeministrit.

Sipas SBAShK-ut, të pakënaqur me qasjen e kryeministrit Kurti janë shprehur edhe Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU)

- Advertisement -

“Kryeministër të ruhemi sidomos në komunikim me ndërkombëtarët që të mos deklarojmë e të mos shkruajmë gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe për të cilat nuk kemi as edhe një argument”, thotë SBAShK.

Kjo është letra e plotë përmes së cilës SBAShK i është drejtuar kryeministrit Kurti:

“I nderuar Kryeministër Kurti mora një informatë nga Komiteti i Sindikatave Evropiane të Arsimit (ETUCE) dhe nga Unioni Evropian i Sindikatave të Shërbimeve Publike (EPSU) se ju i jeni përgjigjur shkresës së tyre që të kanë dërguar më 9 dhjetor 2021. Na erdhi keq kur kuptuam se ata janë të indinjuar e shumë të pakënaqur me ato që u ke thënë dhe prandaj duke parë se Ju vazhdoni të keni qasje të gabuar për sindikatat dhe tentoni të ndikoni në zgjedhjen e udhëheqjes në SBASHK dhe Federatën e Sindikatës së Shëndetësisë, kryetari i ETUCE Larry Flanagan, drejtorja evropiane e ETUCE-së Susan Flocken dhe sekretari i përgjithshëm i EPSU Jan Willem Goudriaan kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke i dërguar letër Komisionerit të Bashkimit Evropian për Punë dhe Drejtësi Sociale, Nicolas Schmit që ai të ngrit këtë çështje dhe të marr hapa konkret bazuar në kompetencat që ka.

I nderuari Kryeministër Kurti po ju kujtoj edhe një herë se qasja juaj ndaj sindikatave dhe tendenca që të ndikosh se kush duhet e kush jo t’i udhëheq ato është e gabuar. Nuk qëndron vlerësimi juaj dhe për këtë nuk ke as edhe një argument, kur u paske deklaruar me shkrim zotërinjve Flanagan e Gourdiaan dhe znj. Flocken se deklaratat tuaja për ndryshime në drejtimin e sindikatave nuk duhet të përceptohen në asnjë mënyrë si kërcënim ndaj pavarësisë së atyre sindikatave. U paske shkruar edhe se këta të fundit mund dhe duhet të zgjedhin gjithmonë udhëheqjen e tyre në zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente. Por se drejtuesit aktual të këtyre sindikatave nuk pasqyrojnë vullnetin e vërtetë demokratik të anëtarëve të tyre, përkundrazi, ato u instaluan nga qeveritë e korruptuara, neoliberale të së kaluarës.

I nderuar Kryeministër vazhdo të mendosh e të deklarosh çfarë të duash, por e vërteta të demanton në këtë që keni thënë. Viti 2017 ishte vit i zgjedhjeve në SBASHK dhe ato ishin zhvilluar në të gjitha nivelet sindikale me transparencë e duke respektuar Statutin e SBASHK-ut. Kongresi i mbajtur më 24 shkurt 2018 kishte zhvilluar punimet në prani të medieve dhe me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve ndërkombëtarë dhe ata kishin parë nga afër se kryetari Jasharaj nuk u instalua nga dikush, por u zgjodh me votën e lirë e të fshehtë të delegatëve të Kongresit dhe ka besimin e plotë të të gjithë anëtarësisë. Edhe viti 2021 ishte vit zgjedhor dhe ky aktivitet po i afrohet fundit duke zgjedhur organet udhëheqëse që nga shoqatat e shumta sindikale në çerdhe, Arsimin Parauniversitar, në Universitete dhe në institucione të kulturës. Kongresi i radhës do të mbahet më 2 prill 2022 dhe prapë në prani të medieve e me pjesëmarrjen e shumë mysafirëve nga sindikatat mike dhe me përfaqësuesve të lartë të EUCE delegatët me votën e lirë e të fshehtë e në garën mes dy a më shumë kandidatëve do të vendosin se kush do t’i udhëheq në mandatin e radhës dhe i pëlqeu dikujt ajo, njëri nga kandidat serioz edhe për një mandat jam unë Rrahman Jasharaj.

Kryeministër Kurti ta lëmë në vullnetin e anëtarësisë e përmes delegatëve të zgjedhur nga ata të vendoset për kryetarin e ri të SBASHK-ut sepse këtë vullnet nuk mund të ndryshojë e mohoj askush, pra as ju si Kryeministër, apo dikush tjetër nga institucionet e Kosovës.

Kryeministër të ruhemi sidomos në komunikim me ndërkombëtarët që të mos deklarojmë e të mos shkruajmë gjëra të cilat nuk qëndrojnë dhe për të cilat nuk kemi as edhe një argument.”