E diel, 23 Shkurt, 2025

​Rishikimi i ligjit për pagat në Kosovë, s’ka kontrata të përjetshme

- Advertisement1-

Shumë shpejtë një pjese e shërbyesve civilë do të mbesin pa kontrata të përjetshme të punës.

Kjo pasi Qeveria është duke shqyrtuar Ligjin për shërbyesit civilë i cili pritet ta shkurtojë kohën e kohëzgjatjes së kontratave nga e përjetshme në mandatare.

- Advertisement -

ATV raportoi se Ministria e Punëve të Brendshme është duke plotësuar/ndryshuar edhe Ligjin për zyrtarët publikë, ky projektligj gjithashtu është në fazë të hartimit dhe ka propozime që niveli menaxherial i nëpunësve civilë, pra jo të gjithë nëpunësit civilë, t’ju nënshtrohen mandateve,

Ky ndryshim i mundshëm te shërbyesit civil kundërshtohet nga sindikata që i mbron ata, që deklarojnë se kjo mund të nënkuptohet si kapje e shtetit. Sipas tyre, është investuar në këtë administratë për 20 vite dhe njerëzit që punojnë janë profesionistë.

Në anën tjetër, Ehat MIftaraj, nga IKD vlerëson se kjo çështje nuk është menduar mirë nga ana e qeverisë, pasi e njëjta qasje shkakton pasiguri në mesin e punonjësve të administratës.

Ndonëse Sindikata e Shërbyesve Civilë thotë se Qeveria nuk i ka ftuar në takim për të biseduar për këtë çështje, nga qeveria thonë se janë duke zhvilluar takime me sindikata dhe parashohin takim të veçantë me atë të Shërbyesve Civilë

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...