E diel, 8 Shtator, 2024

​Mbi 13 mijë gra aplikojnë për mbështetje financiare për shtesa të fëmijëve

- Advertisement1-

Ushtruesja e detyrës së shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, në seancën e parë të Kuvendit në sesionin vjeshtor ka bërë thirrje që legjislativi mos të bëhet arenë e përplasjeve dhe promovimit të kandidatëve për zgjedhje lokale.


Në foltoren e Kuvendit, Kusari-Lila, gjithashtu tha se mbi 13 mijë gra kanë aplikuar për mbështetje financiare të masave qeveritare, derisa edhe bëri thirrje për vaksinim të qytetarëve.

- Advertisement -

“Uroj që ky parlament mos të bëhet arenë e përplasjeve dhe promovimeve për zgjedhje lokale. Pushtetet janë të ndara jemi legjislativ, iu uroj punë të mbarë të gjithëve”, tha Kusari-Lila.

Si mbështetje ndaj grave dhe vajzave, ajo e përmendi masat e reja qeveritare në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

“Interesimi i nënave dhe familjeve për shtesat është i madh, vetëm në javën e parë pas njoftimit dhe fillimit të aplikimit prej të hënës deri të premten, aplikimet janë 13 mijë e 180, prej tyre 1501 mbështetje për gra lehona dhe 11679 shtesa për fëmijë. Qeveria sapo iu bëri thirrje grave dhe vajzave për aplikime në ndërmarrjet e bordeve publike, ndërsa ato vajza dhe gra që studiojnë dhe mendojnë për punësim nuk janë vetëm. Shumë shpejtë do të publikohet vendimi për vajzat dhe gratë për punësim dhe ndihmë për vetëpunësim”, shtoi ai.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vajzë apo djalë? 9 mënyra si të zbuloni gjininë e bebit tuaj ende pa bërë ekon te mjeku

Në përgjithësi, gratë shtatzëna shtojnë në peshë, por vendi ku shkojnë kilet e tepërta...

Tremujori i dytë i shtatzënisë: Karakteristikat dhe zhvillimi i foshnjës tuaj

Zhvillimi i foshnjës në tremujorin e dytë të shtatzënisë është i mahnitshëm! Jo vetëm që...

Kalciumi një nga vitaminat esenciale për t’u përdorur gjatë shtatzënisë

Acidi folik, hekuri e kalciumi janë tre nga llojet përbërese të vitaminave prenatale. Këto...

Ky shtet ndalon abortin me ligj. 3 rastet e vetme kur e lejon

Guvernatori i Oklahomas Kevin Stitt firmosi të mërkurën ligjin e ndalimit më të rreptë...