E mërkurë, 9 Tetor, 2024

​Në prill mbahet testi pilot për PISA, njohësit e arsimit nuk presin rezultate të mira

- Advertisement1-

Dy mijë e 240 nxënës nga 40 shkolla në nivel vendi janë përzgjedhur për të marrë pjesë në testin pilot për PISA 2022, i cili testim pilot do të organizohet nga 20 prilli i këtij viti.


Ndonëse testi final do të mbahet një vit më vonë, njohës të arsimit thonë se nuk presin rezultate pozitive për shkak të mungesës së reformës në sistemin arsimor.

- Advertisement -

Ndryshe mendojnë në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës (MASH) të cilët presin rezultate më të mira sesa në testin PISA 2015 dhe 2018, ku Kosova ishte renditur në vendet e fundit.

Në MASH thonë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e testit pilot.

“Këtë vit bëhet pilotimi i testit i cili organizohet nga 20 prilli, për pilotimin e testit PISA janë përzgjedhur 2240 nxënës. Përgatitjet e para kanë përfunduar tani do të ketë aktivitete për përgatitjen e qendrave të testimit, nxënësit e përzgjedhur janë nga 40 shkolla”, thuhet në përgjigje.

Nxënësit që janë përzgjedhur për të marrë pjesë në testin pilotues nuk do të jenë të njëjtit që do t’i nënshtrohen testin final, pasi sipas MASH, ata do të përzgjidhen tek në shkurt të vitit 2022.

Nga ministria thonë se presin rezultate më të mira, krahasuar me dy herët e fundit ku Kosova u rëndit në vendet e fundit.

“Testi final mbahet nga 15 prill 2022 deri më 15 maj 2022. Presim rezultate më të mira se ciklet paraprake por do të shihet edhe efekti i pandemisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

- Advertisement -rrrrrrr

Njohës të arsimit, ndonëse testin pilot e shohin më shumë si parapërgatitje në anën administrative të testit, thonë se nuk presin rezultate të mira.

Drejtori ekzekutiv i Institutit EdGuard, Rinor Qehaja, thotë se pilotimi i këtij testi nuk mund të kontribuojë në përgatitjen e nxënësve.

Ai thotë se nuk pret ndonjë rezultat të mirë në testin PISA 2022, megjithatë shton se Kosova duhet të vazhdojë të marrë pjesë në këtë testim.

“Unë vlerësoj që rezultati në testin PISA do të jetë përafërsisht i njëjtë, pra lëvizja në pozicion mund të vijë si rezultat i lëvizjes në pozicion të vendeve të tjera ose mos pjesëmarrjes së vendeve të tjera. Mirëpo në tërësi Kosova do të qëndrojë në të njëjtën pozitë me pikëzim për të vetmin fakt pasi që neve nuk kemi ndonjë zbatim të mirëfilltë të një reforme kurrikulare që nxënësit tanë i përgatitë më shumë sesa që kanë qenë ata të vitit paraprak. E kjo reformë kurrikulare merr vite të tëra nga 5 deri në 10 vite që eventualisht të shfaqen rezultate që të kthehen edhe në ndonjë përmirësim në rezultatin e testit PISA”, shprehet ai.

Ndërkaq, drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim në Kosovë, Dukagjin Popovci, thotë se nëse do të ndërmerren veprime konkrete për përmirësim të cilësisë atëherë rezultate më të mira në testin PISA mund të priten në vitin 2025.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Fazli Greiçevci” mesazh prekës për vdekjen e nxënësit të tyre: Klasa s’do të jetë e njëjtë pa praninë tënde Korab

Shkolla "Fazli Greiçevci" në Mitrovicë ka bërë një nesazh prekës për vdekjen e nxënësit...

Oksfordi shpallet sërish universiteti më i mirë në botë

Universiteti i Oksfordit ka ruajtur pozicionin e tij si universiteti më i renditur në...

E dhimbshme: Vdes nxënësi nga Mitrovica

Një lajm i dhimbshëm ka prekur sot të gjithë. Familjarët kanë njoftuar se ka vdekur...

Nxitur nga loja në “Tik Tok”: Shkon në 13 numri i nxënëseve në Gjakovë që lënduan duart me mjete të mprehta

Është rritur në 13 numri i nxënëseve në qytetin e Gjakovës që i kanë...