Kompania Pestova, ka sjellë gëzim dhe buzëqeshje te nxënësit e Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, duke u dhuruar produkte Vipa Chips në ditën e fundit të mësimit para fillimit të pushimit vjeshtor, shkruan AlbanianEducation.net.
Në këtë aktivitet, kompania nga Vushtrria ka dhuruar gjithsej 100 produkte Vipa Chips për nxënësit nga niveli parafillor deri në klasën e pestë, duke u krijuar fëmijëve një moment të veçantë para pushimit.
Ky gjest është mirëpritur nga shkolla, e cila ka shprehur mirënjohje për kompaninë Pestova, duke vlerësuar kontributin e saj në krijimin e momenteve të gëzueshme për nxënësit.
Drejtoria e shkollës ka falënderuar kompaninë për dhuratat dhe kujdesin e treguar ndaj komunitetit shkollor.
Përmes këtij aktiviteti, Vipa Chips ka kontribuar në krijimin e një atmosfere festive për nxënësit, duke e shndërruar ditën e fundit të mësimit para pushimit në një përvojë të këndshme për fëmijët.



