Një tjetër sukses akademik vjen nga Vaksinca, me të riun Veton Ademi që ka përfunduar me sukses studimet e magjistraturës në Shkenca Juridike, drejtimi Civil, në Universitetin e Evropës Juglindore.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja “Fshati Vaksincë”, e cila ka uruar Ademin për këtë arritje, duke e cilësuar atë si një tjetër sukses që i shtohet emrit të vendlindjes.
Përfundimi i studimeve të magjistraturës në fushën e drejtësisë përbën një arritje të rëndësishme në rrugëtimin akademik dhe profesional të Veton Ademit.
Nga Vaksinca kanë shprehur urimet për të riun, duke e konsideruar suksesin e tij si një moment krenarie për familjen dhe vendlindjen e tij.
