Një dedikim i veçantë që prek zemrat!
Dedikimi i shkruar nga motra, Shqiponja, për vëllanë e saj maturant, Krenar Kozmaqi, është një shprehje e sinqertë krenarie për të ardhmen e tij. Me fjalë të zgjedhura, ajo nderon arritjet e deritanishme të Krenarit dhe përcjell bindjen se rruga e tij drejt suksesit sapo ka filluar.
Përfundimi i shkollës së mesme është një nga momentet më të rëndësishme në jetën e çdo të riu.
Ky sukses u shënua me emocione të veçanta edhe në familjen Kozmaqi, ku tri motrat i kanë kushtuar një mesazh të ndjerë vëllait të tyre, Krenar Kozmaqi, me rastin e maturës.
Përmes një urimi plot dashuri, krenari dhe reflektim, ato kanë vlerësuar jo vetëm arritjen akademike të Krenarit, por edhe vlerat njerëzore që e karakterizojnë atë, duke e cilësuar si krenarinë e familjes së tyre, shkruan AlbanianEducation.net.

Ky është postimi i plotë i motrave Shqiponjë, Albana dhe Aurorë Kozmaqi:
“Vëlla Krenar Kozmaqi 🌟 Urime matura!
Sot mbyllet një kapitull i bukur i rinisë, por hapet një horizont i pafund mundësish!
Urime maturën, Krenar! Rrugëtimi yt sapo ka filluar, dhe e ardhmja premton të jetë po aq e ndritur sa emri që mban.
Ne tri motrat tua sot nuk po të shohim vetëm si një maturant, por po shohim krenarinë e familjes sonë! Po shohim një djalë që u rrit me edukatë, me zemër të pastër dhe me shpirt të madh! Dhe kjo vlen më shumë se çdo sukses!
Ndërsa të shohim me petkun e maturantit, e kuptojmë sa shpejt kaloi koha… Sikur dje të mbanim për dore për hapat e parë, e sot po të shohim duke hyrë në rrugën e jetës si një i rritur, me plot vlera!
Sepse suksesi më i madh nuk është vetëm të arrish lart, por të mbetesh njeri i mirë ndërsa ngjitesh. Sepse njeriu nuk bëhet i madh nga zëri që ka, por nga drita që lë te të tjerët.
Ka rrugë që nuk kanë tabela, por kanë kuptim.
Ka vendime që nuk duken të mëdha në fillim, por ndryshojnë gjithë rrugën e jetës. Dhe ka momente si ky, kur e kupton se liria nuk është vetëm të shkosh ku të duash, por të dish kush je, edhe pas çdo suksesi!
Matura është një lloj ndalese ku e kaluara bëhet kujtim, e ardhmja bëhet pyetje dhe e tashmja bëhet guxim!
Shëndet dhe shumë suksese në rrugëtimin e diturisë, në vazhdimësi të studimeve!