Besë Krasniqi Kadrijaj, kandidate për doktoratë në Universitetin e Lubjanës, ka ftuar mësimdhënësit dhe profesionistët e arsimit në Kosovë që të bëhen pjesë e hulumtimit të saj mbi arsimin gjithëpërfshirës.
Në kuadër të këtij hulumtimi, ajo u drejtohet mësimdhënësve të klasave 1–9, psikologëve, pedagogëve, mësimdhënësve mbështetës dhe asistentëve që punojnë me nxënës me nevoja të veçanta arsimore.
Pjesëmarrësit ftohen të plotësojnë një pyetësor, i cili kërkon rreth 5–10 minuta për t’u përfunduar.
Sipas thirrjes së publikuar nga Krasniqi Kadrijaj, pjesëmarrja në hulumtim është vullnetare, ndërsa përgjigjet do të jenë anonime.
Përmes këtij hulumtimi synohet të mblidhen perspektivat e profesionistëve të arsimit lidhur me arsimin gjithëpërfshirës në Kosovë.
Të gjithë profesionistët që i përkasin grupeve të përmendura ftohen të kontribuojnë në këtë studim, duke ndarë përvojat dhe mendimet e tyre përmes pyetësorit.
Pyetësor për mësimdhënës dhe profesionistë të tjerë shkollorë – Barrierat në zbatimin e arsimit…