Thirrje për mësimdhënësit: Plotësoni pyetësorin për mbështetjen e nxënësve me zhvillim atipik

- Advertisement5 -

Një student është duke realizuar një hulumtim akademik në kuadër të punimit të masterit, me temën “Bashkëpunimi mes mësimdhënësve, prindërve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë në mbështetje të nxënësve me zhvillim atipik”.

- paragrafi 1 -

Përmes këtij studimi synohet të kuptohen më mirë format e bashkëpunimit ndërmjet shkollës, prindërve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë, si dhe sfidat me të cilat përballen këta akterë në mbështetjen dhe përfshirjen e nxënësve me zhvillim atipik.

- Advertisement - M1

Në kuadër të hulumtimit, studentja/studentesi u është drejtuar mësimdhënësve, drejtorëve të shkollave, asistentëve, mësimdhënësve mbështetës, psikologëve dhe profesionistëve të tjerë të arsimit, duke i ftuar të kontribuojnë përmes plotësimit të një pyetësori.

Sipas thirrjes së publikuar, plotësimi i pyetësorit kërkon vetëm disa minuta, ndërsa përgjigjet do të trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për qëllime të hulumtimit akademik.

Përmes këtij hulumtimi synohet të mblidhen përvoja dhe perspektiva profesionale që mund të ndihmojnë në kuptimin më të mirë të bashkëpunimit ndërmjet shkollës, familjes dhe profesionistëve, me qëllim të krijimit të një mjedisi më mbështetës dhe gjithëpërfshirës për nxënësit me zhvillim atipik.

- Advertisement - m2

Studenti u ka bërë thirrje profesionistëve të arsimit që të marrin pjesë në hulumtim dhe ta shpërndajnë pyetësorin edhe me kolegët e tyre, në mënyrë që studimi të përfshijë sa më shumë pjesëmarrës.

Pyetësori këtu: https://forms.gle/R3jPuWsq3qt1h6ua9