Besë Krasniqi Kadrijaj, kandidate për doktoratë në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Lubjanës dhe mësimdhënëse mbështetëse në Prizren.
Aktualisht po realizoj hulumtimin tim të doktoraturës mbi barrierat në zbatimin e arsimit gjithëpërfshirës në shkollat e Kosovës, të miratuar nga MASHTI.
Pyetësori u dedikohet mësimdhënësve të klasave 1–9 që punojnë ose kanë punuar me nxënës me nevoja të veçanta arsimore, si dhe psikologëve, pedagogëve shkollorë, mësimdhënësve mbështetës dhe asistentëve për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.
Pjesëmarrja është vullnetare dhe anonime, ndërsa plotësimi zgjat rreth 5–10 minuta.