Teuta Minahi është emëruar drejtoreshë në shkollën e Mesme Teknike në Gostivar, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e ka dhënë ajo përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i saj:
Sot, zyrtarisht nisa detyrën time si drejtor në ShMTK duke hapur kështu një kapitull të ri në rrugëtimin tim profesional.
Kjo ditë ishte një ditë e mbushur me plot emocione, mirënjohje dhe një pritje e ngrohtë nga kolegët dhe nxënësit, të cilën do ta kujtoj gjithmonë me shumë dashuri. ❤️
Ju falënderoj nga zemra për urimet, mbështetjen dhe besimin tuaj. Me përkushtim, bashkëpunim dhe dashuri për arsimin, do të punojmë së bashku për të krijuar mundësi të reja dhe për të arritur suksese të përbashkëta në të mirë të nxënësve dhe shkollës sonë.