Sinan Bajraktari do të vazhdojë të drejtojë shkollën “Sulejman Vokshi” në Polluzhë, duke nisur mandatin e tretë në krye të këtij institucioni arsimor.
Ai përmes një postimi në Facebook ka shprehur mirënjohjen për besimin e dhënë, duke e cilësuar vazhdimin e mandatit si vlerësim për punën e deritanishme, por edhe si përgjegjësi të re për të ardhmen e shkollës.
Ai ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin me përkushtim, profesionalizëm dhe bashkëpunim, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe cilësisë së procesit edukativo-arsimor në shërbim të nxënësve, mësimdhënësve dhe gjithë komunitetit shkollor.

Bajraktari ka shprehur gjithashtu mirënjohje dhe respekt për Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) në Rahovec, Komunën e Rahovecit dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), për besimin e dhënë.
Në përfundim, ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe kanë bashkëpunuar me të, duke shprehur gatishmërinë për të vazhduar punën drejt arritjeve të reja në shkollën “Sulejman Vokshi” në Polluzhë.