E shtunë, 21 Shtator, 2024

Shkollat Shqipe Alba Life në New York nisin vitin e ri akademik 2023-2024

- Advertisement1-

Është bekim ta fillosh Vitin Akademik 2023-2024 në Staten Island në një nga Shkollat Shqipe “Alba Life” ne NY, Ambasador i Kombit me fidanishten e parë të saj e cila e filloi këtë Mision Kombëtar 16 vjet më parë. Këtë javë e fillojmë në Brooklyn, Queens, Bronx, Online.

Po aq bekim është thanë prindërit e shumtë pranë kësaj shkolle ta fillosh vitin mësimor me Himnin Kombëtar. Nxënësit dhe prindërit vinin grupe grupe pranë kësaj shkolle prestigjioze për të mësuar Gjuhën Shqipe, historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme.

- Advertisement -

Tek dera e hyrjes i mirëprisnin mësueset Entela Muda e licensuar nga shteti amë dhe shteti i Nju Jorkut si dhe mësuese Elona Shkreta e licensuar po ashtu nga shteti amë dhe e integruar në arsimin Amerikan.

Çfarë magjie ndjej, kur jam pranë tyre, dëgjoj cicerimat shqip dhe mblidhen si shqiponjat në folenë e tyre shqiptare në familjen e madhe “Alba Life”. Shkollat Shqipe “Alba Life” janë të mirënjohura nga Diaspora Shqiptaro-Amerikane dhe më gjerë, kjo falë korrektësisë, profesionalizmit, edukimit dhe atdhedashurisë së mësuesëve dhe nxënësve pranë këtyre shkollave.

Dita e parë e shkollës kudo është emocionante, e bukur me vështiësitë e veta, por mbahet mend perjetësisht nga ata që ulen pranë këtyre bangave në shkollën publike amerikane PS: 9. Çfarë krenarie të bësh mësim në këtë shkollë amerikane për 16 vjet dhe për vitin 2023 është njohur si Shkollë Kombëtare me Shiritin Blu. Ky nder i është bërë nga Departamenti i Edukimit në SHBA. Kjo shkollë të shtunën gjëmoi dhe jehoi shqip dhe vetëm shqip. Themeluesi dhe Drejtori i Shkollës Shqipe z. Qemal Zylo pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, prindërit, nxënësit dhe vlerësoi lart punën e mësueseve i ftoi ta fillonim mësimin me Himnin Kombëtar. Duke intepretuar vargjet e Asdrenit nga ndonjë prind kishte pikëza lotësh. Ata këndonin dhe betoheshin si në strofat:

Rreth Flamurit të përbashkuar/ me një dëshirë e një qëllim/ të gjithë atij duk’iu betuar/ të lidhim besën për shpëtim/ Prej lufte veç ai largohet/ që është lindur tradhëtor/ kush është burrë, nuk frikohet/ po vdes, po vdes si një dëshmor!

Ne nuk ndalemi për Gjuhen Shqipe

Mësuese Entela Muda e cila ka vite që ushtron këtë profesion pranë kësaj shkolle dhe gjithmonë në bashkëpunim me themeluesit i përshëndeti prindërit dhe nxënësit dhe iu uroi atyre mirëseardhjen. Ajo tha se do të vazhdoj të punoj me shpirt dhe profesionalizëm ndërkohë në ekran shfaqi një slide show me aktivitetet me të rëndësishme të shkollave Shqipe “Alba Life” nën kujdesin e mësuesëve për 16 vjet pa u ndalur. Mësuese Elona Shkreta tha se jam ketu në vitin e tretë dhe punoj me shumë kënaqësi pranë kësaj shkolle. Unë përgatis nxënësit e grupmoshës së më të vegjëlve të cilët kanë sukses në këtë program që e ushtron mësimin gjatë gjithë vitit dhe me pesë aktivitete shumë të rëndësishme që përfundon me Festivalin e Shkollave Shqipe “Alba Life”.

- Advertisement -rrrrrrr

Disa nxenes si Laura Leka, Aila dhe Klea Martini, Arbi dhe Bora Alikaj intepretuan poezi të ndryshme për të përshëndetur ditën e parë të shkollës. Nxënësit Dion Salillari iu dha çmimi për vazhdimësinë e tij në vite në Shkollën Shqipe, i rekomanduar fort nga vëllai i tij Oresti. Shtoj këtu se Oresti ka qenë një ndër nxënësit e parë të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe tashmë është në Brooklyn College. Oresti filloi kolegjin me 6 kredite të fituara si rezultati i marrjes së provimit të Gjuhës Shqipe mësuar në bangat e kësaj shkolle dhe na bën të ndihemi shumë krenar.

Pas programit mësueset Entela dhe Elona morën nxënësit nëpër klasat e tyre dhe vazhduan mësimin e Gjuhës Shqipe.

Dita e parë e shkollës ishte shumë impresiounuese dhe frymëzuese për ta vazhduar Misionin Kombëtar që tashmë hymë në vitin e 16-të pa u ndalur.

23 Shtator, 2023

Staten Island, New York

/Diasporashqiptare.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....