Në Shkollën Fillore “Mustafa Bakija”, në Gjakovë është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, ku janë trajtuar çështje të rëndësishme që lidhen me mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe ngritjen e cilësisë në arsim.
Sipas njoftimit të publikuar nga shkolla, mbledhja u mbajt më 27 tetor 2026, ndërsa ndër temat kryesore të diskutimit ishte suksesi i nxënësve dhe planifikimi dymujor.
Gjatë takimit u diskutua edhe për disiplinën e nxënësve dhe zbatimin e rregullave shkollore, si dhe u prezantuan raportimet e ekipeve, komisioneve dhe aktiveve profesionale.
Një tjetër pikë e rendit të ditës ishte monitorimi i mësimdhënësve dhe stafit për vitin shkollor 2026/2027, krahas çështjeve të tjera që lidhen me punën dhe organizimin e shkollës.
Sipas shkollës, mbledhja u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së përbashkët, me synim përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së mësimdhënies dhe të procesit edukativo-arsimor.
Njoftimi është bërë nga drejtoresha e shkollës, Zana Kurtishi Rudi.