Në shkollën “Heronjtë e Kosovës” në Hoçë të Vogël është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, pas përfundimit të periudhës së parë të gjysmëvjetorit të parë.
Sipas njoftimit të shkollës, gjatë mbledhjes u diskutua për ecurinë e procesit edukativo-arsimor, rezultatet e arritura nga nxënësit dhe realizimin e planprogrameve mësimore.
Gjithashtu, mësimdhënësit trajtuan sfidat e paraqitura gjatë kësaj periudhe dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejmë të cilësisë së mësimdhënies dhe të nxënit.
Përmes analizës së rezultateve, bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët, shkolla synon të avancojë procesin mësimor dhe të krijojë kushte për arritje sa më të mira të nxënësve.
“Së bashku për një arsim më cilësor!”, thuhet në mesazhin e shkollës.