Servete Hajrullahu edhe një mandat në krye të shkollës “Jeronim de Rada” në Ferizaj

- Advertisement5 -

Drejtoresha Servete Hajrullahu do të vazhdojë të udhëheqë edhe për një mandat Shkollën Fillore dhe të Mesme të Ulët “Jeronim de Rada” në Ferizaj, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Lajmi është bërë i ditur nga vetë shkolla përmes një njoftimi në Facebook, ku bëhet e ditur se Inspektorati i Arsimit për rajonin e Ferizajt ia ka vazhduar mandatin, bazuar në plotësimin e kritereve dhe mbarëvajtjen e punës.

- Advertisement - M1

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të shkollës:

Drejtoresha Servete Hajrullahu edhe për një mandat në krye të ShFMU “Jeronim de Rada”
Bazuar në plotësimin e kritereve dhe mbarëvajtjen e punës, Inspektorati i Arsimit për rajonin e Ferizajt ia ka vazhduar mandatin drejtoreshës Servete Hajrullahu, e cila udhëheq ShFMU “Jeronim de Rada” për tri mandate radhazi ndërsa tani po vazhdon mandatin e katërt.

Ky lajm është mirëpritur nga stafi arsimor, nxënësit dhe akterët e tjerë që kontribuojnë çdo ditë në procesin edukativo-arsimor të shkollës sonë.

- Advertisement - m2

Drejtoresha Hajrullahu ka theksuar se ndihet e privilegjuar që udhëheq një shkollë elitare, ku, pavarësisht numrit të madh të nxënësve, sukseset janë të vazhdueshme.

Ajo është zotuar se edhe në mandatin e ri do të vazhdojë të udhëheqë me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi.

Ndër prioritetet e mandatit të ardhshëm, drejtoresha jonë ka veçuar përmbushjen e nevojave të nxënësve dhe mësimdhënësve, si dhe krijimin e kushteve sa më të mira për një proces edukativo-arsimor më cilësor.

ShFMU “Jeronim de Rada” tashmë është dëshmuar si një ndër shkollat më të suksesshme në vend, falë rezultateve të shkëlqyera dhe vendeve të para të arritura nga nxënësit tanë në gara dhe aktivitete të ndryshme.

Urime drejtoreshës Servete Hajrullahu për vazhdimin e mandatit!

Na priftë e mbara në vazhdimin e traditës së punës së palodhshme, përkushtimit dhe sukseseve që e karakterizojnë shkollën tonë!