SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Gjakovës



nder titull

- Advertisement5 -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) do të organizojnë të hënën, më 19 tetor, një takim me mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Gjakovës, ku do të diskutohen çështje që lidhen me të ardhmen e arsimit në Kosovë.

- paragrafi 1 -

Në këtë takim do të marrin pjesë kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit, takimi do të mbahet nga ora 14:00 deri në orën 16:00, në amfiteatrin e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë.

Fokusi kryesor i diskutimit do të jetë Strategjia e Arsimit të Kosovës 2035+, me theks të veçantë në rritjen e cilësisë në arsim, përmirësimin e kushteve të punës dhe të mësimdhënies, si dhe mirëqenien dhe dinjitetin profesional të punëtorëve të arsimit.

Mësimdhënësit do të kenë mundësinë të paraqesin përvojat, shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me sfidat me të cilat përballen shkollat, si dhe me masat që konsiderojnë të nevojshme për përmirësimin e sistemit arsimor.

- Advertisement - m2

Ky takim është pjesë e ciklit të takimeve që SBAShK-u dhe MASh po zhvillojnë në rajonet e Kosovës, me synimin që përvojat dhe kërkesat e mësimdhënësve të përfshihen në diskutimet për politikat arsimore dhe hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+.

Organizatorët kanë ftuar mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Gjakovës që të marrin pjesë në takim dhe të kontribuojnë me idetë dhe propozimet e tyre për zhvillimin e arsimit në Kosovë.