SBASHK me njoftim për mësimdhënësit e Ferizajt



nder titull

- Advertisement5 -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka ftuar mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Ferizajt në një diskutim të hapur me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku për të hënën nga ora 14:00 deri 16:00, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i plotë:

- Advertisement - M1

📢 NJOFTIM PUBLIK

TAKIM ME MËSIMDHËNËSIT E RAJONIT TË FERIZAJT

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ftojnë mësimdhënësit dhe mësimdhënëset e rajonit të Ferizajt në një diskutim të hapur me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, dhe ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku.

- Advertisement - m2

🗓 Data: 12 tetor 2026 (e hënë)

⏰ Ora: 14:00 – 16:00

📍 Vendi: Shtëpia e Kulturës në Shtime

Ky takim është pjesë e ciklit të takimeve që po zhvillohen në rajonet e Kosovës, me qëllim që zëri dhe përvoja e mësimdhënësve të jenë pjesë aktive e diskutimit për të ardhmen e arsimit.

🎯 Fokusi kryesor:

🔹 Strategjia e Arsimit të Kosovës 2035+

🔹 Rritja e cilësisë në arsim

🔹 Përmirësimi i kushteve të punës dhe mësimdhënies

🔹 Mirëqenia dhe dinjiteti profesional i punëtorëve të arsimit

💡 Diskutimet, mendimet dhe propozimet tuaja do të jenë një kontribut thelbësor në hartimin e politikave të arsimit dhe në adresimin e nevojave reale të shkollave dhe nxënësve tanë.

📣 FTESË PËR TË GJITHË MËSIMDHËNËSIT E RAJONIT TË FERIZAJT!

Ju ftojmë që të hënën, më 12 tetor, të merrni pjesë në këtë takim të rëndësishëm dhe të kontribuoni me idetë, përvojat dhe propozimet tuaja për të ardhmen e arsimit në Kosovë.

Zëri juaj ka rëndësi! Së bashku për një arsim më cilësor dhe për kushte më të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit tanë.

🤝 Ju mirëpresim në Shtëpinë e Kulturës në Shtime!