SBASHK të shtunën organizoi testin për një grup të mësimdhënësve të cilët e përfunduan me sukses trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në komunën e Malishevës.
Testi u administrua nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, derisa mësimdhënësit u vizituan edhe nga kryetari i Nivelit Sindikal Komunal të Malishevës, Naser Krasniqi.
Trajnimin e kishte udhëhequr trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Albert Samadraxha, dërsa ishte mbajtur në Gjimnazin “Hamdi Berisha” në Malishevë.
SBASHK po vazhdon me trajnime edhe në Deçan e Prishtinë.