Raporti i *Visual Capitalist – “Ranked: Countries With the Smartest Students in 2026”*, bazuar në rezultatet e PISA-s, e rendit Kosovën me 349 pikë në matematikë, shkencë dhe lexim. Shqipëria është në vendin e 47-të, me 425.3 pikë.
Edhe pse lista rangon shtetet me nxënësit më të zgjuar në botë, sipas meje ky rezultat nuk flet për inteligjencën e fëmijëve tanë. Flet sërish për sistemin që kemi ndërtuar për ta.
Ndoshta kemi folur shumë e gjatë për reforma, ndërtesa dhe digjitalizim. Tani duhet të flasim për atë që ndodh brenda klasës: sa mësojnë nxënësit, si mendojnë dhe çfarë janë në gjendje të bëjnë me dijen që marrin.
Prioritet duhet të jenë mësimdhënësit e vet cilësia e mësimdhënies, kompetencat bazike, udhëheqja profesionale e shkollave dhe matja reale e rezultateve.
Nga përvoja ime në arsim deri sot, besoj se kemi nevojë për më pak vendime që prodhojnë vetëm letra e vendime në to dhe më shumë ndryshime që shihen në klasë.
Nuk na duhet një shkollë që vetëm i mban fëmijët në bankat shkollore. Na duhet një shkollë që i mëson të mendojnë, të kuptojnë dhe të përballen me jetën. Këtë sistemi aktual nuk po arrin t’ua mësoj fëmijëve tanë.
Sepse problemi nuk është potenciali i fëmijëve tanë. Është potenciali i pashfrytëzuar i sistemit tonë.