Revista NXËNËSI në Forinë të Gostivarit, një hapësirë ku nxënësit shprehin talentin dhe imagjinatën



nder titull

- Advertisement5 -

Nën kujdesin e Adelina Bardh Xhaferit, mësuese e Gjuhës Shqipe në shkollën e fshatit Forinë të qytetit të Gostivarit (Republika e Maqedonisë së Veriut) deri më tani e kanë parë dritën e botimit katër numra të revistës shkollore “NXËNËSI”.

- paragrafi 1 -

Kjo revistë paraqet një sukses të veçantë për këtë shkollë, sepse në mënyrën më të mirë, përveç arritjeve dhe aktiviteteve tjera e tregon edhe punën dhe kujdesin e madh të cilin nxënësit e kësaj shkolle e tregojnë me ndihmën e mësueses së tyre.

- Advertisement - M1

Në një kohë kur fëmijët (nxënësit) qëndrojnë shumë gjatë para ekraneve të ndryshme, si dhe në një kohë kur zhvillimi i teknologjisë po merr hapa të ndryshëm, kjo revistë shkollore e kthen vëmendjen e tyre te fletët dhe te paraqitja e botës së tyre të brendshme, pra te vetë fantazia dhe larmia e shprehjes së tyre letrare. Të nisur nga dëshira që fjalët e tyre të mbeten gjurmë në këtë botë, në këtë revistë ata mundohen që ta japin më të mirën dhe ta lënë shenjën më të duhur.

Që nga numri i parë i botuar në vitin 2023 dhe i përuruar me një festë të madhe në oborrin e shkollës, kjo revistë shkollore pati një vëmendje të madhe, jo vetëm nga banorët e Forinës, por edhe më gjerë, pra kudo në hapësirat shqiptare, ngase qe diçka e re dhe e heshtur viteve të fundit. Andaj, që nga viti 2023 deri më tani, në katër numrat e kësaj reviste shkollore gjendet një botë mjaft e madhe e nxënësve të kësaj shkolle, e paraqitur me shumë dashuri, ashtu siç duhet të ushtrohet profesioni i mësuesisë nga të gjithë ata që e mbajnë mbi supe këtë peshë të shoqërisë dhe ashtu siç duhet të dalë në pah puna dhe zelli i çdo nxënësi shqiptar.

- Advertisement - m2

ny

nn

859204207 1145257791527519 2879577552101506297 n

Në katër numrat e botuar të kësaj reviste shkollore të quajtur “NXËNËSI”, lexuesit mund të gjejnë materiale të ndryshme të punuara dhe të shkruara nga nxënësit, edhe atë: historikun e shkurtër të shkollës së fshatit Forinë, intervista me personalitete të veçanta të fushës së arsimit dhe të krijimtarisë letrare (qofshin ata të Maqedonisë së Veriut, apo edhe më gjerë), vjersha të shkrimtarëve për fëmijë që duhen njohur, vendosjen e fjalën shqipe në vend të fjalës së huaj, ese të shkruara nga nxënësit e ciklit të lartë, gjëegjëza, fabula, shënime për bibliotekën, përralla, fjalë të urta, tregime të shkruara nga nxënësit e ciklit të lartë, me të cilat ata kanë konkurruar në vende të ndryshme, miqësi shkollash në vargje, vizatime të nxënësve të ciklit të ulët, këshilla për lexuesit e rinj, sugjerime të librave që duhen lexuar deri në moshën 15-vjeçare, poezi të shkruara nga nxënësit e ciklit të lartë, si dhe këngë të ndryshme djepi të këtij vendi.

Të gjitha këto materiale të botuara në këtë revistë janë një dëshmi e gjallë e një pune të vazhdueshme dhe e një nxitjeje të madhe që bëhet ndaj nxënësve të kësaj shkolle. Ndonëse ata do të rriten dhe koha do të kalojë, këta nxënës do ta gjejnë veten përherë fëmijë dhe në moshën kur i kanë shkruar këto gjëra të bukura. Nëpërmjet tyre, si sot, ashtu edhe nesër, ata do ta shfaqin botën e tyre të brendshme, të mbushur përditë e më shumë me dije, dashuri, mësime të reja, aktivitete dhe fjalë e ngjyra për ta zbukuruar jetën e të gjithëve. Nga një hap i vogël brenda klasës, kjo revistë sot e ka zënë dorën e secilit lexues, edhe të atyre matanë kësaj shkolle, sepse brenda vetes e mbledh punën e nxënësve, ashtu siç mblidhet edhe puna e bletëve punëtore.

845216972 1589213519180481 993011922482455943 n

Urojmë që kjo revistë të ketë lexues të shumtë dhe të botojë numra të tjerë që bota të bëhet më e bukur, që mësuesi të mbajë dritë në dorë dhe që nxënësi të ecë drejt përqafimit të saj!

© AlbanianEducation.net – Të gjitha të drejtat e rezervuara