Rea Berisha, krenaria e Vushtrrisë që po e përfaqëson Kosovën në Evropë



nder titull

- Advertisement5 -

Rea Berisha, nxënëse e klasës së dhjetë në Gjimnazin “Eqrem Çabej” në Vushtrri, po shënon suksese të njëpasnjëshme në gjimnastikën artistike, duke përfaqësuar Kosovën në gara të rëndësishme ndërkombëtare në nivel ballkanik dhe evropian.

- paragrafi 1 -

Berisha është pjesë e Klubit të Gjimnastikës “Vushtrria” dhe gjatë viteve të fundit ka marrë pjesë në disa prej garave më të rëndësishme të këtij sporti. Në mesin e tyre janë Festivali Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF 2025), i mbajtur në Osijek të Kroacisë, Kampionati Mesdhetar në Stamboll të Turqisë, Kampionati Ballkanik në Zarë të Kroacisë, si dhe gara ndërkombëtare “Salamunov Memorial” në Maribor të Sllovenisë.

- Advertisement - M1

Rezultatet e saj janë dëshmuar edhe përmes medaljeve të shumta. Gjatë vitit 2025, ajo fitoi pesë medalje në Kampionatin e Kosovës, ndërsa u shpall edhe “Sportiste e Dalluar e Kosovës për vitin 2025”.

888131663 1175220848333858 5065231915675481564 n

Sukseset vazhduan edhe në vitin 2026, kur në një garë ndërkombëtare në Maltë fitoi dy medalje, ndërsa në Kampionatin e Kosovës, të mbajtur në Prishtinë më 20 qershor, arriti të fitojë edhe gjashtë medalje. Në aktivitetet e saj ndërkombëtare bën pjesë edhe Kampionati Evropian për Juniore, i mbajtur në Zagreb të Kroacisë.

- Advertisement - m2

Rrugëtimi i Reas drejt sukseseve ndërkombëtare kishte nisur edhe më herët. Në vitin 2022, në garën “Horizon Cup” në Greqi, ajo zuri vendin e tretë në shumëgarësh, duke siguruar kupën dhe medaljet e para ndërkombëtare për gjimnastikën e Kosovës.

Përveç këtyre rezultateve, Berisha është shpallur disa herë kampione e Kosovës në gjimnastikën artistike. Në vitin 2021, Federata e Gjimnastikës e Kosovës e përzgjodhi si “Shpresë Olimpike”, ndërsa një vit më vonë u shpall “Sportiste e Vitit” në Komunën e Vushtrrisë dhe “Sportiste e Vitit në Gjimnastikë” nga federata përkatëse.

Ndërkaq, në vitin 2024, ajo u përzgjodh në mesin e dhjetë sportisteve më të mira të vitit nga Federata e Gjimnastikës së Kosovës.

Gjimnazi “Eqrem Çabej” në Vushtrri ka shprehur krenarinë për sukseset e nxënëses së tij, e cila krahas angazhimit në arsimim po vazhdon të përfaqësojë me dinjitet vendlindjen dhe Kosovën në arenën ndërkombëtare.