Pas plot 40 vitesh punë e përkushtim në arsim, profesori i Edukatës Fizike, Nestret Maloku, festoi daljen në pension nga detyra e tij si mësimdhënës në shkollën “Drita” në Gramaçel.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, Musa Kasumaj, në emër të të gjithë kolektivit, i shprehu profesorit Maloku urimet më të përzemërta për pensionimin, duke vlerësuar angazhimin, përkushtimin dhe kontributin e tij shumëvjeçar në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Po ashtu, kryetari i Sindikatës së Arsimit në Deçan, Burim Avdijaj, i ndau profesor Nestret Malokut një mirënjohje për kontributin e çmuar në arsimimin dhe edukimin e brezave të tërë.
Pas katër dekadash në shërbim të arsimit, profesori Nestret Maloku lë pas një rrugëtim të gjatë pune, përkushtimi dhe shembulli për gjeneratat që kaluan në bankat e shkollës.
Urime pensionimi, profesor Nestret Maloku! Ju dëshirojmë shëndet, lumturi dhe shumë të mira në këtë kapitull të ri të jetës suaj!