Prof. Asoc. Dr. Manjola Zaçellari, pedagoge në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, mori pjesë në XXII EURALEX International Congress 2026 – “Lexicography in the Age of AI”, zhvilluar në Vjenë, ku prezantoi studimin “The Making of Meaning: From the 1980 Albanian Communist Dictionary to the Great Dictionary of 2026”.
Gjatë kongresit, Prof. Asoc. Dr. Zaçellari u bë gjithashtu anëtare e EURALEX – European Association for Lexicography, duke zgjeruar mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim akademik në fushën e leksikografisë.
Pjesëmarrja kontribuon në prezantimin e kërkimit shkencor të UAMD-së dhe të leksikografisë shqiptare në mjedise akademike ndërkombëtare.