Pezullohet Lumnije Fejza, drejtoresha e shkollës “Bajram Curri” në Istog



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtoresha Lumnije Fejza është pezulluar nga detyra nga drejtori i Arsimit në Komunën e Istogut, Naim Behlulaj. Ky i fundit ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi Fejza ka nënshkruar kontratë për blerje e uniformave shkollore pa marrë leje nga Drejtoria Komunale e Arsimit.

- paragrafi 1 -

Behlulaj u shpreh se drejtoreshën e pezulluar e ka dërguar në Komisionin Disiplinor, i cili do të vendosë për pozitën e saj.

- Advertisement - M1

“Po e kam pezulluar dhe e kam dërguar në Komisionin Disiplinor pasi nuk i ka ndjekur procedurat e prokurimit publik dhe pa marrë leje nga DKA ka nënshkruar për çështjen e uniformave. Çmimi i uniformave që ajo e ka nënshkruar është 35 euro, është çmim i lartë për ne dhe për prindërit. znj.Fejza nuk i ka respektuar procedurat e prokurimit dhe ua ka kërkuar prindërve paratë, duke i deponuar ato në llogarinë bankare të kompanisë me të cilën ka nënshkruar kontratë. I kam rreth 200 njoftime nga prindërit që më kanë njoftuar se iu janë kërkuar paratë”, ka deklaruar Behlulaj për Ju flet Istogu.

Ai shtoi se tash presin vendimin e Komisionit Disiplinor, i cili brenda 45 ditëve duhet të marrë një vendim për këtë çështje.

Kurse, drejtoresha Lumnije Fejza,  ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

- Advertisement - m2

“Krejt çka mund të them që pos punës të shkëlqyeshme që kam dhënë në atë shkollë asnjë gabim dhe asnjë shkelje ligjore se kam bërë”, ka deklaruar ajo për Ju flet Istogu.