Pezullohen nga puna shtatë zyrtarë të Ministrisë së Arsimit



nder titull

- Advertisement5 -

Ministria e Arsimit i ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj, pesë ndaj të cilëve ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria Speciale nga data 31.12.2025 për dallavere në procedura të tenderimit të Ministris së Arsimit. 

- paragrafi 1 -

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com një burim nga Ministria e Arsimit.

- Advertisement - M1

Sipas burimit, dy zyrtarë të tjerë, B.B. dhe N.S., kanë aktakuzë të ngritur nga Prokuroria e Prishtinës.

“Ministria e Arsimit pasi është njoftuar zyrtarisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se është ngritur aktakuzë, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, ka pezulluar nga puna pesë zyrtarë publikë të Ministrisë. Gjithashtu, MASh është njoftuar zyrtarisht edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë se, në një rast tjetër, është ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë dhe, për rrjedhojë, në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, edhe këta zyrtarë publikë janë pezulluar nga puna deri në përfundimin e procedurës penale.“ – ka thënë burimi më 08.10.2026.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale janë të akuzuar: F.D. Xh.B, F.Z. N.D dhe A.M.

- Advertisement - m2

KALLXO.com përmes burimeve e ka konfirmuar se ndaj tyre ka vendim për pezullim nga puna.

AlbanianEducation.net ka tentuar të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka arritur një gjë të tillë.