Gjimnazi “Jeta e Re” në Suharekë ka njoftuar se është pensionuar profesori Muhamet Bytyçi, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Mirënjohje për prof. Muhamet Bytyçin
Pas disa dekadash punë në arsim, prof. Muhamet Bytyçi, mësimdhënës i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Gjimnazin “Jeta e re”, përmbyll karrierën e tij profesionale dhe del në pension.
Gjatë gjithë këtyre viteve, ai ka kontribuar në arsimimin dhe edukimin e shumë brezave të nxënësve.
Kolektivi i Gjimnazit “Jeta e re” e falënderon për punën dhe kontributin e dhënë dhe i uron shëndet, mbarësi dhe shumë vite të lumtura pranë familjes!
Urime pensionimi, profesor!
