Profesori i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” në Deçan, Dashamir Povataj, ka shënuar 65-vjetorin e lindjes, me ç’rast kolektivi i shkollës i ka përcjellë urime dhe mirënjohje për kontributin e tij shumëvjeçar në arsim.
Në urimin e publikuar nga shkolla, kolektivi ka vlerësuar veçanërisht 35 vitet e përkushtimit të profesor Povatajt në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të nxënësve.
“Prof., ju falënderojmë për 35 vite përkushtim në arsim, për dijen, punën dhe kontributin tuaj të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave të nxënësve”, thuhet në urimin e kolektivit.
Me rastin e 65-vjetorit, profesor Povatajt i janë uruar shëndet, jetë të gjatë, lumturi dhe shumë vite të bukura pranë familjes dhe njerëzve të dashur.
Kolektivi i Gjimnazit “Vëllezërit Frashëri” i ka shprehur profesor Povatajt respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tij ndër vite, duke i uruar që vitet në vazhdim t’i kalojë me shëndet dhe gëzim.